Topi dekreton shkarkimin e ish-ministrit Pango

Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka dekretuar shkarkimin e ish-ministrit të Turizmit, Kulturës,Rinisë dhe Sporteve Ylli Pango. Lajmi bëhet me dije ne faqen web të Presidencës në të cilën thuhet "Në mbështetje të neneve 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, dekretoj:Zoti Ylli Pango, Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve shkarkohet nga detyra. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë". Një ditë më parë, Pango u shkarkua nga kryeministri Berisha, pasi u shfaq ne emisionin "Fiks Fare" duke ngacmuar seksualisht një vajzë të re, duke i ofruar asaj punë në administratë.Kryeministri Sali Berisha ka propozuar emrin e Ardian Turkut si pasues të ish-ministrit Pango.