E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi miraton ndarjen e mandateve në 12 qarqet

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ndarjen e mandateve zgjedhore për 12 qarqet e vendit. Projektvendimi për caktimin e numrit të mandateve në ccdo zonë zgjedhore ka kaluar me shumicë kartonash. Ndarja e këtyre mandateve zgjedhore është përcaktuar me një formulë të thjeshtë të përcaktuar në Kodin e ri Zgjedhor. Qarku më i madh është Tirana e cila 32 deputetë dhe më i vogli është Kukësi me 4 deputetë. Më tej, qarku i Fierit ka 16 deputetë, Elbasanit 14 deputetë, Durrësi 13 dhe Vlora e Korcca me nga 12 secila, Shkodra me 11 dhe Berati me 8, Lezha 7 dhe Dibra 6 deputetë, Gjirokastra 5 dhe Kukësi me 4 deputetë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›