Basha-Clinton:Shqipëria anëtare e NATO-s në Samitin e Prillit

Samiti i Strasburgut do të shënoje momentin kur Shqipëria do të jetë anëtare me të drejta të plota në Aleancën e Antlantikut të Veriut. Kjo garanci i është dhënë ministrit të Jashtëm Lulzim Basha nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Sheffer, por edhe nga Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton gjatë takimit të ministrave të jashtem të NATO-s në Bruksel.Gjatë takimit që shefi i diplomacisë shqiptare Basha, zhvilloi me sekretaren Klinton, kjo e fundit vlerësoi progresin e Shqipërisë në rrugën e saj të anëtarësimit në NATO, duke shprehur bindjen se në Strasburg/Kehl, Shqipëria do të ulet si anëtare me të drejta të plota. Në lidhje me angazhimin e NATO-s në Kosovë, ministri Basha vlerësoi vazhdimin e mëtejshëm të misionit të KFOR-it , ndërkohë që theksoi se një nga sfidat më të mëdha të Kosovës është integrimi i pakicës serbe në institucionet dhe shoqërinë kosovare. Ky integrim, vijoi Basha, ka si pengesë kryesore financimin dhe mbështetjen e strukturave paralele në Kosovë.