E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hodhen shtyllat ne ere, kapet i shtati i "21 Janarit"

Lezhe - Kurthi i ngritur nga policia con ne pranga edhe te dyshuarin e shtate te hedhjes ne ere me tritol te shtyllave elektrike te tensionit te larte ne Kallmet te Lezhes me 30 dhjetor, njekohesisht nje prej pjesemarresve aktive ne protesten e dhunshme te 21 janarit te vitit te kaluar. Nje jave pas arrestimit te gjashte te pareve si autore ne kuader te operacionit te koduar "Grabitqaret", mbremjen e djeshme, ne Torovice, u arrestua edhe i kerkuari Kastriot Gjeloshi, 24-vjec. Burime zyrtare policore konfirmuan lajmin dhe bene me dije se kapja u krye ne momentin qe i riu po kthehej per ne banese, pa menduar se uniformat blu mbanin ne ruajtje fshatin dhe shtepine prej nje jave, ne pritje te te dyshuarit. Gjate aksionit Gjeloshi nuk ka bere rezistence dhe eshte izoluar ne paraburgim bashke me te tjeret, me akuzen e "akteve terroriste" dhe "mbajtjes se lendeve luftarake dhe eksplozivit pa leje". Ne grupin e te ndaluarve eshte edhe nje biznesmen 47-vjecar, Ernest Preci, i cili akuzohet se ka paguar gjashte te tjeret per te hedhur ne ere shtyllat, me qellim destabilizimin e situates. Po keta persona akuzohen se kane qene pjesemarres aktive ne protesten e 21 janarit 2011 ne Tirane, kur u sulmua dhunshem kryeministria. Aktualisht gjykata i ka lene ne masen "arrest me burg" gjashte te ndaluarit e pare te ketij aksioni, ndersa u dha mase ne mungese edhe per Gjeloshin, qe pritet t'i rikonfirmohet ky ndalim si bashkepunetor. Po gjate ketij operacioni te zhvilluar nga policite e Lezhes dhe Shkodres, u ndaluan edhe 7 persona te tjere te akuzuar per plackitje dhe grabitje me dhune te shtepive dhe banoreve ne keto rrethe. Si prova materiale u sekuestruan edhe eksploziv artizanal, detonatore, fitil zjarrpercjelles, arme dhe fisheke.

Konkretisht gjate hetimit dymujor, u zbuluan dhe sekuestruan ne cilesine e proves materiale 50 meter fitil zjarrpercjelles, 190 kapsolla detonatore, lende artizanale per eksploziv, nje arme zjarri automatike, kater motocikleta te vjedhura, nje autoveture, te cilat jane perdorur nga autoret per kryerjen e veprave penale. Hedhja ne ere e dy shtyllave te tensionit te larte mund te linte ne erresire pjesen me te madhe te vendit, por specialistet i rikuperuan ne kohe nepermjet nderhyrjes.

Te arrestuar per demtimin e shtyllave:

Besmir Lugina, 25-vjec, Balldren, Lezhe

Xhevahir Lugina, 23-vjec. Balldren, Lezhe

Mhill (Nikolle) Thepi, 20-vjec, Spathar, Shkoder

Gazmir Dedaj, 22-vjec, Torovice, Lezhe

Aleksander Boka, 28-vjec, Balldren, Lezhe

Ernest Preci, 47 vjec, biznesmen, Juban, Shkoder

Kastriot Gjeloshi, 24-vjec, Torovice, Lezhe

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›