Flori: Jap shume dashuri, ndonjehere nxitohem Ilda Lumani
"Gjithe jeten" eshte kenga me e re e kantautorit Flor Mumajesi, - ne bashkepunim me reperin nga Kosova 2Po2. E nga ana tjeter, eshte thjesht nje hallke e nje zinxhiri te gjate qe shtohet me impenjime, krijime, projekte, albume, apo edhe koncertet "live", te cilat e kane nxjerre me ne fund jashte studios Mumajesin. Sot, ne kete interviste per faqet "Koha tjeter", Flori me nje spontanitet te natyrshem, mjaft konciz u jep pergjigje gjithe ngjarjeve qe kane rrethuar ate vete dhe karrieren e tij se fundi. Qe nga inspirimi qe solli "Gjithe jeten" e deri tek albumi i tij hit, qe se bashku me "Afer dhe larg" te Elvana Gjates, thyejne rekorde si me te shiturit.
Flori, urime per kengen e re "Gjithe Jeten". I dedikohet nje femre, nje dashurie ... A ka pasur nje dashuri te tille ne jeten tuaj te ngjashme me kengen?
Faleminderit! Sigurisht qe "Gjithe jeten" ka inspirim si jeten time ashtu edhe te 2po2, shtoji kesaj dhe deshiren e audiences per kenge te tilla.
Jeni njeri qe falni me shume, apo merrni dashuri?
Ata qe me njohin thone se jap me shume. E bej gjithnje, e gjithnje nxitohem...
Per sa i perket kenges, vini serish ne nje bashkepunim me 2PO2, kete here e kujt ishte ideja?
Ideja kesaj radhe ishte imja. 2po2 ka vlera te medha si artist dhe mbi te gjitha si njeri.
Vitin qe lame pas, ashtu sikurse edhe kete fillim vit, keni realizuar nje mori duetesh duke sjelle ne tregun muzikor mjaft emra kengetaresh. A eshte nje strategji e juaja kjo? Apo kane me shume sukses bashkepunimet?
Eshte thjesht deshira per te bere muzike. Nuk mund t'i realizosh dot i vetem te gjitha rrymat. Une jam gjithnje ne kerkim te gjerave te reja, duke e pasuruar repertorin dhe c'ka eshte me e rendesishme duke e bere akoma me te larmishem ate.
Ke do te vecoje prej tyre me te suksesshmin?
Asnjerin.
Gjithashtu keto kohe keni dale nga studioja juaja dhe keni bere mjaft koncerte neper Europe, por edhe Amerike. Cfare ju nxori ne terren... Pagesat e mira, apo kishte ardhur koha qe ju te prekni dhe shqiptaret jashte shtepise "live"?
Zura ndryshk ne studio prandaj. (Hahahahahaha....). Kam nevoje per ajer edhe une (qesh). Ne te njejten kohe promovoj edhe muziken time me afer publikut.
Nje jave me pare u bete objekt diskutimi per nje konflikt qe patet me Besfort Hasanaj. Madje, ne shtyp u publikuan edhe debatet tuaja online. Per cfare ju vjen me shume keq ne kete histori?
Me vjen keq qe njerez si ai ekzistojne fale punes se te tjereve... Ata as krijojne e as prodhojne, por vetem shfrytezojne.
Kete vit flitet se do te jeni Drejtor Artistik i "Top Fest". Cfare vlere merr per karrieren tuaj ky moment?
Nuk eshte e vertete. Te pakten une nuk jam ne dijeni per nje gje te tille.
Flori, tashme qe fama juaj ka kapercyer gjithe pritshmerite edhe te me skeptikeve, cfare ndodh me te gjithe ata qe duan nje kenge nga ju? Cilat jane standardet momentale te selektimit?
Studio nuk eshte Flori, nuk me perket vetem mua. THREEDOTS eshte nje kompani, me te cilen une bashkepunoj, dhe disa krijues te tjere po ashtu. Punojme me deshire dhe perkushtim per te krijuar e promovuar muzike e per ta trajtuar ate si nje veper. Nese nuk shkelet dhe abuzohet puna, nese nuk ka prapaskena dhe nuk shfrytezohet askush, je dhe ke standarde. Keshtu kam punuar e do te vazhdoj te punoj.
Dhe se fundi, cili eshte komenti qe do te benit per albumin tuaj. Si ka shkuar ai? Sa i kenaqur jeni prej tij dhe ke do te cilesoni si gjene me te vecante qe ju ka ndodhur si rrjedhoje e albumit?
Te dy albumet, si imi ashtu edhe ai i Elvanes jane albumet me te shitur ne kete situate te veshtire per muziken dhe diskografine. Them te dy albumet, pasi ne renditje jam i dyti me i shituri pas albumit "AFER DHE LARG".