E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentet zgjedhin Blendi Fevziun si Gazetar i Vitit

Raporti mes medias dhe politikes, nje nga ceshtjet me te diskutuara nga publiku shqiptar pas viteve '90, ishte kryetema e konferences studentore "Media dhe politika", e organizuar nga Departamenti i Shkencave te Komunikimit prane Universitetit "Hena e Plote"(BEDER). Ne sesionin e hapjes se konferences ishin te pranishem personalitete te rendesishme nga fusha akademike, politika dhe perfaqesues te medias, te cilet vleresuan punimet e kesaj konference si nja hap pozitiv ne formimin akademik te studenteve dhe diskutimin e temave te tilla ne nje tjeter nivel.

Ne sesionin e hapjes se konferences, gazetarit dhe opinionistit te njohur, Blendi Fevziu iu dorezua cmimi "Gazetari i Vitit", me motivacionin si gazetari me i suksesshem i vitit 2011. Cmimi iu dha pas nje anketimi te organizuar nga studentet e Departamentit te Shkencave te Komunikimit me studentet ne rang universiteti, ku Fevziu rezultoi gazetari me i votuar. Ndersa falenderoi studentet per cmimin e akorduar, Fevziu tha se ndryshe nga vleresimet e tjera qe i jane bere karrieres se tij si gazetar, ky cmim ka nje tjeter vlere, per faktin se jepet nga studentet. Ai tha se studentet e sotem jane ne nje nivel per t'u admiruar. "Me lejoni t'ju falenderoj per kete vleresim, pasi cmimi merr me shume vlere kur vjen nga studentet. Dua ta ndaj me ju nje konstatim qe kam nxjerre nga vizitat e mia ne keto 3 muajt e fundit, qofte per promovimin e librit, por edhe raste te tjera. Kam ngelur i impresionuar nga niveli i larte i studenteve",- u shpreh ai. Duke perfituar nga rasti, ai u ndal dhe te ceshtja e konferences. Fevziu tha qe prej fillimit te viteve '90 media shqiptare ka perparuar shume. Sipas tij, kushtet ne te cilat punohej ne fillimet e gazetarise se lire shqiptare ishin shume te keqija, ndersa ne ditet e sotme cilesia dhe standardet jane rritur ndjeshem. Duke bere nje krahasim mes brezave te gazetarise, Fevziu tha se ne fillim te medias se lire, gjithcka kishte nisur nga e para, pa nje model nderkohe qe tashme s'mund te behen krahasime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›