Ardjan Nelaj dyshohet se merrte 20 mije leke per operacion
Tirane- Prokuroria e Tiranes ka apeluar dje masen e sigurise te caktuar nga Gjykata e Tiranes per shefin e Klinikes se Spitalit te Burgut ne Tirane Ardian Nelaj, te akuzuar per "korrupsion pasiv". Kerkesa per apelim eshte depozituar ne Gjykaten e Apelit ku edhe do te shqyrtohet ne ditet ne vazhdim. Ndaj mjekut disa dite me pare gjykata e faktit caktoi ndaj tij masen e sigurise "arrest shtepie". Nelaj ra ne pranga me daten 31 tetor te ketij vitit ne saje te operacionit te koduar "Standarti i garantuar". Gjate momentit te arrestimit te tij ai ishte duke kryer nje operacion ne sallen e Urgjences se Spitalit Nr.2 Tirane. Nga hetimet dhe pergjimet e kryera nga njesia e Task- Force ne Prokurorine e Tiranes rezultoi se shtetasi 38 vjecari u kerkonte ryshfet te afermve te pacienteve ne shuma qe variojne deri ne 20 000 leke per nje operacion. Ne momentin e arrestimit Nelajt iu sekuestrua nen cilesine e proves materiale shuma e parave prej 545 000 lekesh, 760 Euro, 100 dollare. Ndersa burimet nga prokuroria bene me dije, se ne ditet ne vazhdim do te behet edhe apelimi i dy masave te tjera te sigurise ate te mjekut, Kastriot Dautaj si dhe Agim Karaj. Tre mjeket jane marre nen hetim nga prokuroria pas denoncimeve te bera nga ana e familjareve te pacienteve te cilet kane depozituar edhe kallezime penale ne ngarkim te tyre per ryshfetet qe iu kane kerkuar.
Keshilli i Larte i Drejtesise eshte duke shqyrtuar tre vendimet e marra nga gjykata per 3 mjeke te akuzuar per korrupsion. KLD-ja do te shqyrtoje vleresimin e masen se sigurise "arrest shtepie", kur kishin caktuar ne mungese masen e "arrestit me burg". Me pas do t'i takoje Ministrise se Drejtesise nese do te vleresoje marrjen e ndonje mase disiplinore ndaj gjyqtareve, apo jo.