E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani: Pasaportat biometrike do na integrojne



Tirane - Ministri i Brendshem, Bujar Nishani ka deklaruar se, zgjedhjet e vitit 2009, do te behen me karta identiteti te cilat do te fillojne te shperndahen ne muajin janar te vitit tjeter. Gjate nj interviste per TVSH, Nishani ka folur dhe per pasaportat biometrike dhe sistemin e ri te adresave dhe regjistrin themeltar te shtetasve.

Zoti minister, jemi ne fazen perfundimtare te regjistrit elektronik te gjendjes civile, pikerisht ne fazen kur po trajnohen nepunesit e gjendjes civile, te cilet do te kryejne veprimet ne regjistrin elektronik. Kur do te konsiderohet teresisht i perfunduar, por edhe i testuar ky regjister?

Ajo qe eshte me kryesore dhe qe mund te ju konfirmoj juve dhe qytetareve eshte se regjistri elektronik tashme ka perfunduar. Ne tashme kemi te prodhuar nga pikepamja procedurale dhe teknike nje regjister te ri, qe do te thote se te gjitha te dhenat e shtetasve shqiptare qe jane te hedhura ne sistem jane te lidhura me qendren dhe ajo c'ka ne jemi duke kryer keto dite eshte pikerisht testimi i funksionimit te ketij sistemi, pasi eshte e kuptueshme qe te kryhet para se te filloje aplikimi. Ne mendojme qe ne ditet e para te muajit dhjetor te filloje normalisht funksionimi i regjistrit te ri dhe deri atehere jemi duke u marre me testimin, pra prova te ndryshme te nderlidhjes, te shkembimit te informacionit, te funksionimit etj. Se dyti, kemi realizuar trajnimin e te gjithe punonjesve te gjendjes civile gje qe tashme nga pikepamja e projektit e kemi te perfunduar, te gjitha pajisjet ne Drejtorine e Pergjithshme te Gjendjes Civile jane te instaluara, po ashtu nderlidhja eshte e realizuar ne te gjitha zyrat e gjendjes civile ne te gjithe vendin. Kemi arritur nje standard qe me pare dukej i parealizueshem per Shqiperine, por tashme ne kemi ofruar per qytetaret shqiptare per te gjitha sherbimet qe ata do te duan ne vijimesi, perfshi dhe ato qe kane rendesi teper te madhe vitale sic jane listat e zgjedhesve apo procese te tjera, kemi nje regjister te shtetasve shqiptare korrekt, pa dublikime, pa mangesira, i cili update-ohet (perditesohet) cdo dite, transparent, i kontrollueshem dhe qe ofron sherbime on line.

Regjistri elektronik i gjendjes civile merr nje vlere te vecante ne kete moment ne prag te zgjedhjeve parlamentare te vitit 2009. Si e parashikoni, kur do te jeni te gatshem te keni listat paraprake te zgjedhesve?

Bujar Nishani: Kjo do te varet tashme nga procesi qe do te kete ne vijimesi zbatimi i Kodit te ri Elektoral sipas procedurave qe do te parashikoje kodi, komisionet e posacme te ngritura, ne momentet qe ata do te kerkojne afishimin e listave ato menjehere jane te gatshme. Pra, nga pikepamja e prodhimit te tyre nuk ka asnje pengese, sepse regjistri tashme eshte i gatshem, softuare-i i prodhimit te listave te votuesve po ashtu eshte nje softuare i cili eshte i gatshem dhe ne cdo kohe qe do te kerkohet te afishohen nga institucionet perkatese qe ligji ngarkon per kete ceshtje, tashme prodhimi i tyre eshte i menjehershem. Nuk nevojitet me nje kohe e gjate apo disa dite sic nevojiteshin me pare per te prodhuar listat, por ato jane ne rruge elektronike me nje softuare te vecante vetem per prodhimin e listave dhe mund te prodhohen ne menyre on-line dhe te menjehershme.

Me rendesi te vecante jane edhe kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike, te cilat do te sherbejne edhe si mjet identifikimi per votuesit. Kur do te nise aplikimi dhe shperndarja e tyre?

Procesi ka vajtur shume mire. Ka vajtur sipas te gjithe plan kalendarit qe eshte parashikuar ne zbatimin e projektit. Mund te them qe se pari perfundimi i regjistrit te ri elektronik te shtetasve eshte hapi i pare i rendesishem ne funksion edhe te prodhimit te kartave elektronike dhe pasaportave biometrike, sepse do te jete baza e te dhenave nga ku do te gjenerojne ato te dhena qe do te hidhen me pas ne kartat elektronike dhe pasaportat. Ajo qe eshte risi shume e madhe, eshte menyra e nderfaqes, apo e komunikimit le te themi, midis procesit te prodhimit te leternjoftimeve dhe pasaportave me regjistrin, pra marrja e ketyre te dhenave nuk do te realizohet me ne menyre manuale, por do te realizohet ne menyre elektronike, ne menyre te drejtperdrejte, pra gjate procesit te personalizimit te te dhenave qe kerkon regjistri per prodhimin e pasaportes apo te kartes, apo te leternjoftimit sic e quajme, atehere kjo do te marre keto te dhena nepermjet nderfaqes qe ne kemi krijuar tashme sipas modelit austriak, ne menyre te drejtperdrejte, ne menyre on-line, ne menyre elektronike nga Regjistri i Gjendjes Civile. Pra, shkurtohet se pari kohe shume e madhe per aplikimin nga ana e qytetareve per kartat. Ka nje siguri shume te madhe dhe korrektesi per marrjen dhe transferimin e te dhenave dhe se treti ka nje bashkerendim ndermjet dy projekteve me te rendesishme te qeverise shqiptare, te regjistrit te ri elektronik dhe prodhimit dhe shperndarjes se kartave dhe pasaportave. Ështe perfunduar dizenjimi total qofte i pasaportes biometrike, qofte edhe i kartes elektronike, ketu e kam fjalen per te gjithe elementet e sigurise por edhe elementet e tjere vizive apo ato jo te dukshem, pothuajse eshte duke perfunduar qendra kombetare, qe do te jete ne Tirane, e personalizimit por dhe e shtypjes dhe prodhimit te kartave dhe pasaportave, jane bere gati 200 milion leke investime nga qeveria shqiptare ne te gjitha zyrat e rretheve ku do te behet aplikimi nga ana e qytetareve shqiptare. Te gjitha stacionet e aplikimit kane ardhur tashme ne Shqiperi dhe jane te gatshme per t'u instaluar ne te katerqind zyrat e aplikimit, keshtu qe e gjithe infrastruktura eshte tashme e gatshme, baza ligjore pothuajse ka perfunduar, jemi tashme ne perfundim te dergimit ne qeveri te ligjit te ri per sherbimin e gjendjes civile dhe te disa akteve te tjera ligjore, te cilat do te lehtesojne, por edhe do te nxisin qytetaret shqiptare per te aplikuar per karten dhe pasaporten dhe sipas te gjithe atyre qe kemi parashikuar ne plan kalendarin tone dhe qe kemi deklaruar me pare, ne fillimin e vitit te ardhshem, pra ne janarin e 2009, te gjitha institucionet shqiptare, te gjitha zyrat e aplikimit, njesia e prodhimit dhe shperndarjes, do te jene te gatshme per te pritur aplikimin e qytetareve shqiptare. Jane duke u kryer njekohesisht edhe akte te tjera dytesore, sic jane disa kontrata bashkepunimi me Posten Shqiptare per te lehtesuar pagesat apo marrjen e kuponave nga ana e qytetareve shqiptare, ne menyre te tille qe te krijohen sa me shume mundesi dhe lehtesira per qytetaret dhe besoj qe eshte nje proces teresisht i kompletuar. Une besoj qe do te jene te gjitha mundesite qe brenda nje procesi normal aplikimi te gjithe qytetaret te paisen ne kohen e duhur, para zgjedhjeve parlamentare me kartat elektronike, te cilat sipas Kodit te ri Elektoral, se bashku me pasaportat e udhetimit jashte shtetit qe kane aktualisht qytetaret shqiptare, do te jene dokumentet e identifikimit per ata qe do te paraqiten per te votuar diten e zgjedhjeve.

Konkretisht kur do te nise aplikimi dhe shperndarja e leternjoftimeve elektronike dhe pasaportave biometrike, ne janar te vitit 2009?

Ne janar te vitit 2009. Ne kete e kemi deklaruar dhe i qendrojme dhe te gjithe ato hapa qe ne i kishim parashikuar, qe nga deklarimi i pare qe kemi bere deri me sot jane realizuar ne kohe.

Permendet pak me pare se do te pergatiten disa akte te cilat do te nxisin qytetaret qe te pajisen me dokumentet e identitetit. Cfare permbajne keto akte?

Persa kohe ky akt nuk eshte miratuar nga qeveria shqiptare dhe nuk eshte bere publik, une nuk mund te bej publike elemente dhe detaje, por sensi i keti akti eshte pikerisht qe se pari te krijoje lehtesira per qytetaret shqiptare, lehtesira ne infrastrukture, por nga ana tjeter edhe per t'i detyruar qytetaret shqiptare per t'u pajisur. Po ju jap vetem nje element, qe eshte element thelbesor. Leternjoftimi elektronik apo karta e identitetit do te kete numrin personal te cdo qytetari, pra qe nga ky moment e tutje cdo qytetar shqiptar do te kete nje numer te tij personal, te koduar, ne te cilin do te jene te perfshira te dhenat e tij, do te jete i perfshire numri i sigurimeve shoqerore, shendetesore dhe eshte e hapur nga pikepamja dixhitale per insertimin edhe te dhenave te tjera qe mund te nevojiten neser apo pasneser per qytetaret shqiptare. Pra, nese nje qytetar shqiptar nuk do te kete karten e identitetit, do te thote qe nuk do te kete ne dispozicion numrin e tij personal, numrin unik, dhe mungesa e nje numri personal do te beje te pamundur perfitimin e nje sere sherbimesh publike pastaj nga institucionet e ndryshme per te cilat qytetaret kane nevoje cdo dite. Duke pasur si detyrim pasjen e numrit personal, je i detyruar qe te marresh leternjoftimin, pra karten e identitetit, aq me teper qe kostoja eshte nje kosto krejtesisht e perballueshme, lehtesisht nga te gjithe qytetaret shqiptare.

Pak me pare thate qe dokumentet e identitetit do te jene te gatshme para zgjedhjeve te ardhshme parlamentare. A jeni te bindur per kete?

Po une jam teresisht i bindur per faktin se ky eshte nje proces qe qeveria shqiptare e ka nisur prej kohesh. Ka qene nje proces, i cili qe me ardhjen ne pushtet te kesaj qeverie u fut si prioritet dhe po te shikojme ecurine, hartimi i projektit u be brenda te gjithe kohes qe qeveria shqiptare kishte parashikuar, menyra e shpalljes se koncesionit dhe realizimit te koncesionit u be brenda te gjithe kohes qe kishte parashikuar qeveria shqiptare, realizimi i regjistrit elektronik, sipas modelit austriak, u be brenda te gjithe kohes te parashikuar nga qeveria shqiptare, elementet e tjere te nderthurjes, te nderfaqes te shkembimit le te themi te elementeve te tjere, te hartimit, te dizenjimit te bocetit te pasaportes dhe leter-njoftimit elektronik u bene brenda te gjithe parashikimeve te qeverise shqiptare. Pra tashme, prandaj e theksova dhe me lart, jemi te gatshem per te filluar printimin e kartes dhe pasaportes. Pjesa e infrastruktures ligjore eshte e ndertuar, pjesa tjeter e hapesires dhe procedures se aplikimit eshte e gatshme. Pra eshte nje kompleks gjerash te cilat kane ardhur hap pas hapi, por cdo gje ne kohen e parashikuar. Natyrisht qe Ministria e Brendshme ka marre nje detyre shume te rendesishme nga qeveria shqiptare dhe ky prioritet i qeverise shqiptare eshte prioriteti kryesor qe ka Ministria e Brendshme, ndaj edhe ne te gjitha resurset kryesore te njerezve i kemi angazhuar ne realizimin e ketij projekti te qeverise shqiptare.

Ministria e Brendshme ka deklaruar si nje projekt te rendesishem edhe ngritjen e sistemit te adresave. Ndersa ndodheni ne fazen e emertimeve dhe numertimeve te objekteve, kur do te jete i plote ky sistem?

Edhe ceshtja e sistemit te adresave eshte mjaft e rendesishme. Ne kemi punuar me te paralelisht me projektin per regjistrin dhe dokumentet e reja te identitetit. Ajo qe eshte e rendesishme, eshte se ne momentin qe qytetaret shqiptare do te paraqiten per t'u pajisur me karten e identitetit, ne sistem ata do te kene njekohesisht dhe adresen e tyre te sakte. Si do te arrijme deri atje? Nje pjese e punes ka filluar prej kohesh. Pas nje bashkepunimi shume te mire me Agjencine e Legalizimeve, ne kemi arritur te marrim nga kjo agjenci ne te gjithe terrenin qe ato ishin realizuar nepermjet fotografimit ajror, te ndare sipas rajoneve, sipas bashkive dhe sipas komunave, te konvertuar ne harta vektoriale, te gjitha fotografite e perkthyera ne ortofoto. Keto iu vune ne dispozicion te gjitha njesive te qeverisjes vendore, te cilat deri me tash kane perfunduar nje pjese te konsiderueshme te procesit te dixhitalizimit, te percaktimit te emertimeve te rrugeve dhe hedhjes e dixhitalizimit se tyre ne sistem. Besoj ne bashkite kryesore keni pare qe kane filluar te vendosen tabelat e emertimeve te rrugeve. Hapi tjeter qe ka nisur eshte ai i numertimit te objekteve, numertimi perseri do te behet pjese e dixhitalizimit ne sistem, dhe ne mesin e muajit dhjetor, i gjithe ky proces i emertimit te rrugeve, i numertimit te objekteve, do te jete i konvertuar ne sistem dixhital. Kjo do te thote qe sistemi i ri i regjistrit do te kete njekohesisht te insertuar, te gatshem ne procesin e aplikimit per kartat edhe adresen e cdo qytetari. Natyrisht procesi i vendosjes se tabelave per rruget dhe i cdo tabele per te gjitha objektet do te jete nje proces qe do te vazhdoje dhe pas janarit, por adresa do te jete e percaktuar qartazi per cdo qytetar shqiptar ne mesin e muajit dhjetor.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›