Rama: Nuk ka zgjedhje pa karta

Kryetar i partise Socialiste, Edi Rama, qe nga qyteti i Elbasanit, ku ka mbledhur Asamblene Kombetare te partise qe ai drejton, ka paralajmeruar se pa regjister kombetar te zgjedhesve dhe sidomos pa karta identiteti, nuk do te kete zgjedhje. Nje kercenim i forte, qe vjen pikerisht disa dite pas miratimit te Kodit Zgjedhor, qendrim qe u paralajmeruar dy dite me pare nga sekretari i organizimit, Klosi. "Sali Berisha dhe qeveria e tij tani duhet te bejne detyren e tyre te shtepise, duke garantuar jetesimin e kesaj reforme te shkruar dhe te miratuar me nje konsensus te gjere nga Parlamenti i vendit. Duke mundesuar regjistrin kombetar te zgjedhesve si dhe kartat e identitetit, pa te cilat nuk mund te kete jo zgjedhje te lira dhe te ndershme, po as thjeshte zgjedhje", ka qene deklarata e Rames. Teksa ka kerkuar nga kreu i qeverise shqiptare qe te marre te gjitha masat e nevojshme per krijimin e nje infrastrukture zgjedhore, per te garantuar zgjedhjeve te lire dhe te ndershme, sipas standardeve evropiane. Por ai nuk ka munguar te sulmoje ashper dhe ish-aleatin e dikurshem te tij, Meten. Qe sipas tij, ka sjelle mjaft veshtiresi me menyren e te lexuarit gabim te Kodit. Duke u shprehur kunder paragjykimeve dhe gjykimeve qellimisht te deformuara, Rama ka nenvizuar se PS ka vullnetin e plote qe nepermjet ketij Kodi te mos lejohet cenimi i asnje vote ne cfaredo drejtimi qe ajo vote te shkoje dhe te asnje subjekti politik ne Shqiperi. "Dua te shpreh keqardhjen per mungesen e etikes dhe tolerances ne raport me ne, ne raport me pikepamjet dhe rolin ton. Dua te nenvizoj se pavaresisht nga kjo dhe packa se jemi bere padrejtesisht objektiv i nje dyndjeje teresisht jo etike, teresisht jo tolerante, me burim nje mllef primitive, ne do te vazhdojme ne rrugen tone", tha Rama. Ai ka nenvizuar se nuk i jane pergjigjur dhe asnjehere nuk do t'i pergjigjen me te njejten fryme dhe me te njejten gjuhe ketyre sulmeve, te cilat i konsideron te padenja per Evropen ku kerkohet te integrohet vendi. "Mllefi nuk eshte filozofi! Mllefi nuk eshte alternative! Mllefi nuk eshte program politik! Me mllef nuk mund te ndertohet Shqiperia e re qe shqiptaret e shqiptaret kerkuan qysh diten e pare te pluralizmit politik dhe qe ne ua kemi borxh te rejave e te rinjve te ketij vendi. Jua kemi borxh femijeve tane", tha Rama. "Ështe koha per t'u dhene shprese dhe zgjidhje shqiptareve e shqiptareve qe duan te jetojne ne kete vend, qe kerkojne ta beje kete me pune te ndershme, qe duan t'i rrisin dhe t'i edukojne femijet e tyre ne kete vend, dhe qe per fat te keq jane te neveritur nga nje politike e cila nuk merret me hallet e tyre, por thjesht e vetem me privilegjet e karrierat personale te politikaneve", perfundoi ai.