E Diel, 1 Nëntor 2026

Abuzimet me pensionet, ne pranga 4 zyrtare

Tirane- Tre ish-punonjes te Sigurimeve Shoqerore ne kryeqytet, si dhe nje ish zyrtar ne Minieren e Mushqetes, jane vene dje ne pranga per abuzime ne dhenien e pensioneve te parakohshme. Nga hetimet 6 mujore te organit te akuzes, seksionit te Task-Forces ne Prokurorine e Tiranes, kater personat ne bashkepunim me njeri-tjetrin, kane pajisur qytetare te ndryshem me pensione duke falsifikuar dokumentacionin kundrejt shumave te konsiderueshme parash. Fale ketyre te dhenave, prokuroret firmosen urdher-arrestet, duke finalizuar operacionin e koduar "Dosja e hapur", si dhe vene ne pranga 4 persona. Kater shtetasit e arrestuar jane Fatbardha Sela, 57 vjece, lindur ne Diber dhe banuese ne Tirane, ish - Pergjegjese e Zyres se Sigurimeve Shoqerore ne Tirane, aktualisht me detyre specialiste prane Institutit te Kujdesit Shendetesore Tirane, Flora Ceka, 41 vjece, lindur e banuese ne Tirane, ish - inspektore e Verifikimit te Pensioneve ne Institutin e Sigurimeve Shoqerore Tirane, aktualisht me detyre ekonomiste prane nje firme private, Zija Mema, 70 vjec, lindur e banues ne Sauk Tirane, ish-inspektor prane Drejtorise Rajonale te Sigurimeve Shoqerore Tirane, si dhe Agim Mema, 57 vjec, banues ne Laprake, Tirane, ish-kryetari i deges se Kuadrit ne Minieren e Mushqetase, aktualisht me detyre punonjes i Albminieres prane Ministrise se Ekonomise dhe funksionar prane Sindikates se Minatoreve. Prokuroria e Tiranes kishte 6 muaj qe po hetonte kater shtetasit e arrestuar dje, pas denoncimeve qe kane ardhur nga shtetas konkrete, por edhe drejtuesi i Drejtorise se Sigurimeve Shoqerore per Tiranen. Seksioni i Task-Forces prane Prokurorise se Tiranes, mundi qe gjate kesaj kohe te dokumentoje plotesisht veprimtarine kriminale te tre ish-punonjesve te sigurimeve shoqerore dhe ish-zyrtarit te minieres se Mushqetes, funksionar ne sindikate dhe aktualisht punonjes ne Ministrine e Ekonomise. Sipas hetimeve personat ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane kryer veprime te kundraligjshme, pasi duke qene ne funksione shteterore, kane prodhuar skema te nxjerrjes ne pension te parakohshem te shtetasve te ndryshem, me dokumente te falsifikuara. Nga hetimet ka rezultuar se pas plotesimit te dokumentacionit te falsifikuar per pension, te dyshuarit, u lidhnin pension sikur ishin te punesuar prane Minieres se Mushqetes, ku kete aktivitet e kryenin kundrejt shumave te parave 150 000 leke per cdo shtetas. Prokuroria ka ngritur mbi ta akuzat e "korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojne funksione publike", "shperdorim detyre", "falsifikim dokumentesh ne bashkepunim, me shume se nje here". R.Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›