Ardjan Prrenjasi i mohon familjareve rrembimin dhe vrasjen e Julian eles
“Nuk e kam mashtruar dhe vrarë Julian Celën. E kam pranuar rastin nga dhuna e policisë”.
Këto janë disa nga frazat, që pedofili Ardjan Prrenjasi i ka thënë familjarëve të tij, gjatë takimit në ambientet e Drejtorisë së Policisë. Këte bisede me familjarët, organi i akuzës i ka filmuar, dhe pritet qe në ditët në vazhdim t’i administroje ne dosjen hetimore ne ngarkim të të dyshuarit me cilësinë e provave materiale…Prokuroria, bazuar në këto të dhëna, pritet që te marre ne pyetje Prrenjasin në ditët në vazhdim në prani të avokatës mbrojtese per te verifikuar deklaratat e tij. Dyshimet per 45 vjeçari Prrenjasi, ne lidhje me rastin e 9 vjeçarit Çela kane qene te vazhdueshme. Në landfillin e grumbullimit të plehrave në Sharrë ende nuk është gjetur ndonjë gjurmë për trupin e tij.
Sipas prokurorisë, pavarësisht deklarimeve kontradiktore të pedofilit Prrenjas, organi i akuzës po heton në disa pista çështjen e zhdukjes së Julian Çelës…Në asnjë rast, sipas prokurorisë, nuk është përjashtuar mundësia që Prrenjasi po gënjen për rastin e 9 vjeçarit Cela. Kjo do te thote se mbetet e vlefshme mundësia e rrëmbimit dhe zhdukjes së vogëlushit për shkak të detyrës së babait të tij, si punonjës pranë agjencisë së SHISH-it.