National Geografik promovon Shqiperine
Shqipëria vendoset përkrah vendeve të Ballkanit në promovimin që revista e mirënjohur National Geografik do të bëjë. Ajo do të fokusojë në minidokumentarët e saj copëza jete e vlera autentike të vendit tonë
Do të fokusohen në objektivin e National Geografik.
Historia e shkruar në monumente, tradita që kalon mes brezash, krahas mrekullive natyrore të vendit tonë, do t’u japin jetë gjashtë dokumentarëve të vegjël që National Geografik ka vendosur të prezantojë tek publiku i saj.
Grupi xhirues mbërrin të enjten në Shqipëri, dhe ka në fokus rajonin e Ballkanit perëndimor, falë mbështetjes që kanë ofruar Programet e USAID.
Lidhja mes Ballkanit dhe revistës nuk është e rastësishme.
Shqipëria dhe fqinjët ballkanas ofrojnë pikërisht atë që duan lexuesit e kulturuar të saj, turistë që kontribuojnë ku shkojnë, por edhe marrin me vete pak jetë për t’ua treguar miqve të tyre.
Nisma po nxit edhe ruajtjen e vlerave natyrore të ballkanit. Një grup i ngritur mes gjashtë vendeve kujdeset për autenticitetin e vlerat e gjeoturizmit.