Perurohet shkolla e re ne Labinot Mal te Elbasanit
Në Labinot Mal të Elbasanit kryeministri Sali Berisha inauguroi shkollën e re 9 vjecare Osman Sllami-Guri i Zi. Në këtë komunë të gjitha shkollat janë të reja ose të rikonstruktuara. Ajo ka 2 qëndra të reja shëndetësore, dhe një sërë rrugësh të ndërtuara. Që nga 2006-a në rrethin e Elbasanit qeveria ka investuar në arsim rreth 1 miliard e 350 milion lekë. Berisha tha se zgjedhjet e 23 qershorit janë zgjedhje për të ecur përpara në rrugën e integrimit, çka do të thotë qindra milionë euro më shumë për rrugë, shkolla, spitale, kanalizime, vaditje dhe ujësjellësa.