E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aretha Franklin martohet për të 3-herë në moshën 69-vjecare

SHBA-Legjenda e soul-it Aretha Franklin, 69-vjecare do të martohet me partnerin e saj historik William "Willie" Wilkerson. Lajmi u konfirmua nga agjenti personal i këngëtares.

"Ne mendojmë të martohemi në qershor ose në korrik, por unë nuk jam shtatzanë”,- ka komentuar me humor mbretëresha e rythem & blues.

Për fustanin e dasmës, Aretha Franklin është e pavendosur mes Donna Karan, Valentino dhe Vera Wang.

Kjo është martesa e tretë për këngëtaren e famshme, pasi ajo është martuar më pare me menaxherin e saj Ted White, dhe në vitin 1978-1984 me aktorin Glynn Turman.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›