E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mamaja e vitit 2012, nisin bastet Kate Middleton apo Angelina Jolie?

SHBA- Kush do jetë mamaja e vitit 2012?! Organizuesit e basteve nisin sfidën e radhës mes bashkëshortes së princit Williams, Kate Middleton dhe aktores bukuroshe Angelina Jolie.

Bookmaker-at vendosin bast për dukeshën e re të Kembrixhit, e cila shihet si nëna e re e ardhshme vip dhe për këtë arsye ofrojnë kuotën 1,40, ndërsa për Jolie, e cila sipas njoftimit zyrtar pret një shtatzani të mundshme, ose të paktën një birësim të ri vlerësohet me kuotën 1,25.

Por, pas nuk mbetet as Victoria Beckham, e cila fëmijën e saj të pestë e lindi në shtëpinë e saj, Victoria ka tejkaluar edhe mikeshën Katie Holmes, për të cilën bastexhijtë ofrojmë kuotën 11.00, për një shtatzani të mundshme.

Një shkëndijë e lehtë mund të jetë edhe për Gwyneth Paltrow, nëna e Moisiut dhe e vogëlushes Apple. Për lindjen e fëmijës së saj të tretë nga bashkëshorti i saj Chris Martin, vokalisti i grupit Coldplay, ofrohet kuota 11.00.

Ndërkohë është e vështirë të besohet se një ndryshim në bark ashtu sic i ndodh look-ut të ndodhë tek Lady Gaga. Një shtatzanie të mundshme të Gagës, bastexhijtë i japin 11 pikë, ashtu sikur koleges së saj Katy Perrry.

Elton John në ‘rolin e nënës’ merr 21 pikë. Ndërkohë, pas skandalit të atësisë së dyshuar të të dashurit Justin Bieber, bukuroshja Selena Gomez do e ketë të vështirë të vendosë për një bebe, të paktën edhe për këtë vit.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›