E Shtunë, 31 Tetor 2026

“21 janari”, PS nis përgatitjet për përkujtimin e 4 viktimave

TIRANE-Partia Socialiste pritet ta nisë vitin politik me disa aktivitete të mëdha. Burimet nga kjo parti thanë dje për “Gazeta Shqiptare” se po diskutohen disa variante për të përkujtuar ngjarjen e 21 janarit, ku humbën jetën 4 protestues.
Ende nuk ka një ide të qartë për aktivitetin, nëse kjo do të jetë një protestë apo një aktivitet i mbyllur, por ideja është që mund të jenë disa të tillë. Ndërkohë, më herët, në datë 15 viti politik do të çelet me një Konventë Rinore. N
ë 15 janar Forumi Eurosocialist mbush fiks 20 vjeç e për këtë nuk do të ketë thjeshtë një festë, por sekretari për rininë në bashkëpunim me të rinjtë e FRESSH dhe drejtuesen aktuale Elisa Spiropali kanë hedhur si ide organizimin e një konvente të gjerë rinore, ku do të jenë të ftuar të gjithë drejtuesit e PS-së, si dhe ish-drejtuesit e hershëm të këtij forumi, që tashmë brenda PS-së kanë mbetur Pandeli Majko e Ilir Zela. “15 janar, ora 11:00, në Pallatin e Kongreseve! FRESSH mbush 20 vjeç! Të ftuar të gjithë të rinjtë kudo ku janë, në këtë event të madh për të kujtuar vitet e kaluara të FRESSSH dhe të ardhmen që na pret! T’i shpërthejmë të gjitha energjitë për të ndryshuar vendin tonë! FRESSH ti mundesh!”, shkruhet në faqen në Facebook, të këtij forumi.

(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›