Programi bërthamor, BE presion Iranit vendos të ndalojë importin e arit të zi
BRUKSEL- Vendet e Bashkimit Europian kanë rënë dakord në parim që të ndalojnë importin e naftës së papërpunuar të Iranit me qëllim që t’i bëhet presion këtij vendi lidhur me programin e tij bërthamor.
Një hap i tillë i bërë i ditur nga rrjeti britanik BBC, pritet të zyrtarizohet gjate takimit te ministrave te Jashtëm të Bashkimit Europian që do të zhvillohet në fund te ketij muaji. Shtetet e Bashkuara të Amërikës që vendosen kohët e fundit sanksione të reja ndaj regjimit të Ahmadinexhad e mirëpritën një lajm të tillë. Cmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare pësoi rritje të menjëhershme me tu përhapur lajmi për këto sanksione të BE-së.
“Me 30 Janar do të zhvillojmë takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së dhe me këtë rast shpresojmë se do të marrin zyrtarisht vendimin për embargo të naftës së Iranit”,- deklaroi ministri i Jashtëm Francez Alain Juppe.
Sidoqoftë, edhe nëse sanksionet miratohet zyrtarisht në fund të këtij muaji, do të duhet të kalojnë disa muaj që ato të nisin të zbatohen. Teherani ka hedhur poshtë akuzat se është në tentativë për prodhimin e bombës bërthamore, duke theksuar se programi bërthamor zhvillohet për qëllime paqësore.
(el.me/news24/BalkanWeb)