E Shtunë, 31 Tetor 2026

Argita Berisha Malltezi pergenjeshtron akuzat e Balles

Argita Berisha Malltezi, reagoi pas daljes së deputetit të Partisë Socialiste Taulant Balla, sipas të cilit vajza e kryeministrit ka dëmtuar bizneset e huaja të cilat kreu i qeverisë i ka orientuar për tek studio ligjore e së bijës. 
Argita Berisha deklaron se Balla tha gënjeshtrën e radhës, pasi biznesmeni pakistanez për të cilin ai flet nuk e finalizoi kurrë projektin për shkaqe personale. 
Ajo shprehet se asnjë shumë nuk është marrë prej tij apo çdo biznesmeni tjeter pa u deklaruar në organet tatimore dhe Inspektoriatin e Deklarimit të dhe Kontrollit të Pasurive. Por vajza e kryeministrit Berisha thotë se standardi i zotit Rama nuk është dekalrimi, por fshehja e pasurise se tij dhe shpifja. Ajo përfundon reagimin e saj duke pyetur në mëyrë retorike kreun e opozitës se mos është 100 milionshi i marre dhuratë nga gruaja e tij Linda Basha, një tentativë për të pastruar dhe ligjëruar një pjesë të parave?

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›