E Shtunë, 31 Tetor 2026

Argita Malltezi: Padi ne gjykate, per akuzat e PS

Vajza e kryeministrit Argita Malltezi, ka bere te ditur dje se ka depozituar ne gjykate padi ndaj perfaqesuesve te Partise Socialiste, qe kane bere akuza ne drejtim te saj gjate diteve te fundit. Ne nje deklarate per mediat, Argita Malltezi shprehet se kreu i PS-se, prej dy javesh ka shpifur duke trilluar per te ardhurat e saj. “Z.Rama, si shpifes profesionist prej dy javesh, cdo dite ke trilluar per te ardhurat e mia te realizuara, te gjitha nga burime transparente, te ligjshme, nga veprimtaria profesionale, mesimdhenie ne universitete publike e private, botime dhe kerkime shkencore, qira dhe trashegimi familjare, te deklaruara te gjitha ne tatime, ILDKP dhe te verifikuara prej tyre. Zinxhirit te genjeshtrave iu shtuan tani spekulimet e dy diteve te fundit, per te cilat, ju njoftoj, se sot kam depozituar padi ne gjykate”, shprehet Malltezi ne deklaraten e saj. Malltezi i kujton kreut te PS-se se ende nuk ka dhene sqarime per pasurine e gruas se tij. “Perseri shqiptaret presin z.Rama, qe te besh transparencen e 100 milioneve te huase pa interes, te gruas tende, qe bashkeshortja jote Linda Basha, i ka deklaruar ne ILDKP pa levizje ne llogari bankare. Por mesa duket, pergjigja dashka shume kohe per t'u gatuar!”, shprehet Malltezi. Ajo shton se reagimet dhe akuzat e kreut te PS-se vijne pas daljes ne drite te fakteve per pasurine e bashkeshortes se tij, Linda Rama. Malltezi shprehet se po verteton se motoja e tij eshte, shpif, shpif se dicka mbetet”. “I ngerthyer nga paniku i daljes ne drite te fakteve shokuese, te cilat flasin nepermjet firmes se te shoqes, Linda Rames, ne deklaraten e saj ne ILDKP, lideri i opozites, leshon akuza qesharake te perditshme, te cilat i rrotullon ne te gjithe trajtat gjuhesore, vecse per te deshmuar moton e tij “shpif, shpif se dicka do mbetet”, deklaron Malltezi. Lidhur me pretendimet e PS-se per pagen qe ka marre gjate ushtrimit te profesionit te pedagoges, Malltezi shton se vetem ne vendet qe jane ne diktature, tarifat caktohen nga qeveria. “Te kujtoj z.Rama se tarifat e subjekteve private, vetem ne diktature i caktojne qeverite; ne vende te lira ato i nenshtrohen tregut te lire”, shprehet Malltezi. Ajo u eshte pergjigjur dhe akuzave te PS-se ne lidhje me punen e saj si avokate. “Dje t’i bere akuzen qesharake per pengese te investimeve private, sot cirresh per tarifat e nje aktiviteti privat, njelloj si 7 vjet me pare bertisje per rrogen time nga organizata e OKB. Te kujtoj gjithashtu se shqiptaret e dine mire se as rroga ne OKB dhe as tarifat private, nuk jane hua 100 milioneshe pa interes dhe as pallate ne Tirane”, shprehet Malltezi.

Balla vijon akuzat: PS ka standarde te tjera

Deputeti i Partise Socialiste Taulant Balla, ka vijuar akuzat dje ndaj vajzes se kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi. Ne nje deklarate te dhene per mediat nga selia e PS-se, Balla u shpreh se vajza e kryeministrit duhet te jape sqarime per pasurine. Sipas tij, te ardhurat jane te pajustifikueshme me profesionin si pedagoge dhe avokate. “Pervec se profesoresha me e mirepaguar ne bote, zonja Argita Berisha na del edhe avokatja me e shtrenjte ne bote. Sic rezulton nga fatura qe i drejtohet zotit Zafar Ansar, Argita Berisha faturon 280 mije leke oren e saj te punes. 280 mije leke, aq sa paguhet nje jurist i administrates ne Shqiperi ne muaj, Argita Berisha paguhet ne nje ore. 12 milione leke, aq sa paguhen 20 drejtore shkolle te gjithe bashke ne muaj, paguhet Argita Berisha ne nje muaj te vetem!”, tha dje Balla. Deputeti i PS-se u eshte referuar dhe akuzave qe jane bere nga Partia Demokratike, per bashkeshorten e kreut te opozites dhe pasurine e saj prej 100 milione lekesh, qe ka deklaruar se i eshte bere dhurate. “Te jeni e sigurt se ne kemi vetem nje standard dhe Partine Socialiste e dallon nga partia juaj private nder shume te tjera edhe fakti qe ne nuk themi “beni si themi ne, po mos beni sic bejme ne”!”, u shpreh deputeti i PS-se, Taulant Balla.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›