E Diel, 1 Nëntor 2026

Privatizimi i HEC-eve, qeveria shpall fitues oferten me te larte Eglantina Nasi

I afrohet finalizimit te saj, gara per privatizimin e kater hidrocentraleve te shpallur nga qeveria, si objekte ne shitje. Fjala eshte konkretisht per veprat e rendesishme energjetike Bistrica 1, Bistrica 2, Ulez dhe Shkopet, per blerjen e aksioneve te te cilave, qeveria njohu dje zyrtarisht si fituese, oferten me te larte financiare te paraqitur gjate tenderit te zhvilluar ne daten 21 dhjetor te vitit te kaluar. Ne kete menyre, i eshte hapur rruga fazes se dyte te procesit te privatizimit, e cila ka te beje konkretisht me nisjen e negocimit me kompanine e shpallur si fituese dhe Komisionit te Vleresimit te Ofertave. Per te konkluduar me pas, me nenshkrimin e kontrates dhe natyrisht, me kryerjen e pageses perkatese sipas rregullave qe ajo percakton. Kohe kjo e percaktuar per nje afat 5-ditor. Dhe nese mund te ndodhe qe brenda 30 diteve qe nga njoftimi publik i fituesit prej qeverise, pra duke nisur qe nga dje, nuk eshte nenshkruar ende nje kontrate, atehere ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes ka te drejte ta terheqe garancine e dhene per sigurimin e ofertes dhe te filloje negociatat me kompanine, qe renditet e dyta ne garen e ofertave te paraqitura. Nderkaq, me shpalljen si fituese te kompanise “Kurum International” sh.a., per blerjen e 100% te aksioneve te hidrocentraleve Bistrica 1 dhe Bistrica 2, kundrejt ofertes prej 52 milione eurosh, si edhe te 100% te aksioneve te hidrocentraleve te tjera Ulez dhe Shkopet, me vlere 57.5 milione euro, qeveria ka pranuar zyrtarisht rezultatin qe parashtrohej ne raportin perfundimtar te Komisionit per Vleresimit te Ofertave dhe konsulentit nderkombetar, IFC, rreth procesit te tenderimit per privatizimin e tyre. Duke u bazuar saktesisht ne ligjin e vitit 1998 “Per strategjine e privatizimit te sektoreve me rendesi te vecante”. Kujtojme se rregullat per privatizimin e ketyre veprave te rendesishme te sektorit energjetik, percaktonin qe Komisioni, te respektonte afatin ligjor 10-ditor per shqyrtimin e ofertave dhe paraqitur me pas ne qeveri, renditjen e kompanive qe nga hapja publike e ofertave te tyre. Ne fund, vendimi i publikuar dje nga qeveria per kete proces te rendesishem privatizimi percaktonte se

ngarkohej ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes qe te negocioje dhe te nenshkruaje kontraten me kandidatin fitues, pikerisht shoqerine “Kurum International”, sh.a. Ndersa ministrine e Financave, nepermjet Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve, qeveria e ngarkonte me detyrimin qe te beje identifikimin e vleres se TVSH-se se rimbursueshme per kete kompani, perpara firmosjes se kontrates.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›