Shtetesia, Berisha: Per kedo qe ka origjine a kombesi shqiptare Eva Gjura
Kryeministri Berisha ka rikthyer serish ne vemendjen e opinionit publik ceshtjen e shtetesise, duke theksuar se qeveria do te hartoje sa me shpejt nje ligj, i cili iu njeh te drejten e shtetesise shqiptare, per qytetaret me origjine a kombesi shqiptare me dokumente te rregullta ne zonen Shengen, SHBA dhe vende me levizje te lire pa viza ne Shengen. Ne mbledhjen e radhes se qeverise, kryeministri Berisha eshte shprehur se, me vendim qeverie, bazuar ne ligjin nr. 8389, date 5.8.1998, i ndryshuar. Per shtetesine, neni 9 pika 7, per interesa kombetare, shtetesia shqiptare do t’u jepet sipas deshires se tyre, me aplikim, te gjithe qytetareve me origjine ose kombesi shqiptare, me dokumente te rregullta ne vendet e zones Shengen, Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe vende te tjetra me levizje te lire pa viza ne zonen Shengen. Berisha sqaroi se, “per qytetaret shqiptare me banim ne Kosove, kjo ceshtje duhet te zgjidhet mbi bazen e marreveshjes me qeverine e Kosoves dhe ky proces nuk mund te cenoje apo nderhyje ne procesin e liberalizimit te vizave te Kosoves me Bashkimin Evropian”. Gjithashtu kryeministri ka bere te ditur se, duke qene se Shqiperia eshte para zgjedhjeve dhe listat dhe infrastruktura zgjedhore per vitin 2013, tashme jane te perfunduara, e drejta e votes per keta qytetare do te hyje ne fuqi pas amendimit konsensual te Kodit Zgjedhor per zgjedhjet e tjera, pas qershorit 2013. Per kryeministrin, hartimi i ketij ligji per te drejten e kombesise, eshte i rendesishem per sa kohe me dhjetera e dhjetera kerkesa qe vijne nga shqiptare, te cilet jetojne ne vende te ndryshme te botes dhe per arsye nga me te ndryshmet, nuk e kane te evidentuar kombesine shqiptare ne pasaportat e tyre. Gjate komunikimit te perjavshem ne mbledhjen e qeverise me ministrat dhe opinionin publik, kryeministri ka permendur disa nga kerkesat, e-mailet, qe qytetare te ndryshem i kane shkruar duke i kerkuar ndihme per ceshtjen e kombesise. Duke lexuar disa prej tyre Berisha u shpreh, se nje qytetar nga Luzi i Vogel i Kavajes, i emigruar qe ne ‘91 dhe qe tani jeton ne SHBA, ka sjelle shqetesimin e tij, se ai nuk ka mundesi t’ju shenoje kombesine shqiptare tre vajzave te tij, te cilat kane lindur ne France dhe jetojne ne Amerike. Per kryeministrin, kjo eshte nje ceshtje jashtezakonisht e rendesishme. “Ne vend qe t’i mbledhim aty ku jane shqiptaret me ligjin ekzistues te shtetesise, megjithese ka nje klauzole, duhet ta pranojme per interes kombetar, me ligjin ekzistues te shtetesise, keta humbasin shtetesine. Keta behen te askujt, se gjaku uje nuk behet. Ndaj dhe vendimi qe duhet te marrim dhe sa me shpejt per interesat kombetare, fitojne te drejten e shtetesise shqiptare, te gjithe shqiptaret qe kane marre shtetesi ne vendet e zones se Shengenit dhe jetojne aty dhe vende me te cilat zona Shengen nuk ka viza. Kjo do t’i jepte pergjigje ketyre njerezve, shqiptareve qe jetojne ne te kater anet e botes me deshiren e tyre”, tha Berisha.