E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Antenat celulare, perjashtohen nga cdo takse

Te gjitha antenat e kompanive te telefonise celulare te vendosura ne prona publike, do te perjashtohen nga te gjitha taksat. Kjo deklarate eshte bere dje nga kryeministri Berisha, i cili ka kerkuar qe t’i jepet fund histerise se vendoreve me vendin e taksave marramendese. “Ka shperthyer nje histeri e autoriteteve lokale kunder antenave te kompanive celulare dhe nga qe gjykohet se keto jane kompani te pasura, ju kepusin taksa dhe kryesisht disa nga ata qe po zotohen per te hequr cdo takse ne Shqiperi”, eshte shprehur Berisha, i cili i ka kerkuar ministrit te financave, qe te sjelle ligjin me urgjence. Gjithashtu Berisha ka theksuar faktin se, antenat e komunikimit perjashtohen ne vendosjen e tyre, nga cdo lloj takse. “Antena e komunikimit perjashtohet ne vendosjen e tyre nga cdo lloj takse. Ato e kthejne shperblimin e vet disa here me te madh se sa ajo qe mendohet, ndaj dhe vendosja e ketyre antenave, nuk do te mund te jete subjekt tatimi as nga ato vendore, as nga ato qendrore, ne asnje pjese. Natyrisht kur i vendosin ne prone private, kjo eshte ceshtje tjeter. Por ne rast se ato jane ne prone publike, do te perjashtohen nga cdo lloj tatimi, pasi tani jane leshuar pas tyre per t’i rrjepur, ne nje kohe kur ato kane nje rol te jashtezakonshem zhvillimor”, u shpreh kreu i qeverise. Kryeministri Sali Berisha, ka sjelle ne vemendjen dhe problemet, qe ekzistojne per qytetaret qe jetojne ne zona te thella, si pasoje e mungeses se valeve te telefonise. Kryeministri shtoi se mazhoranca eshte e interesuar per te zgjeruar sa me shume komunikimin dhe valet e transmetimit. Ai kerkoi dhe reagimin e autoritete vendore per kete ceshtje. “Nuk e dini ju sa mesazhe me vijne mua nga Valbona, nga Boga dhe nga zona te tjera, te cilat jane te veshtira per t’u kapur nga telefonia dhe si ndihen ata pa telefonine mobile dhe dua t’u them autoriteteve vendore, hiqni dore se nuk keni te drejte me, sapo te dale ligji, te tatoni as edhe nje qindarke, antenat e transmetimit te telekomunikacionit ne Shqiperi. Ne jemi te interesuar ta zgjerojme sa me shume”, u shpreh dje gjate mbledhjes se qeverise, kryeministri Sali Berisha.

TAKSA

“Antena e komunikimit perjashtohet ne vendosjen e tyre nga cdo lloj takse. Ato e kthejne shperblimin e vet disa here me te madh se sa ajo qe mendohet, ndaj dhe vendosja e ketyre antenave, nuk do te mund te jete subjekt tatimi as nga ato vendore, as nga ato qendrore, ne asnje pjese. Natyrisht kur i vendosin ne prone private, kjo eshte ceshtje tjeter”, u shpreh dje kryeministri Sali Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›