E Diel, 1 Nëntor 2026

“Argita Malltezi nuk ka asnjë funksion në administratën publike”

Reagon ILDKP, hedh poshtë pretendimet e një gazete të përditshme

Tjetër sajesë dhe tjetër gënjeshtër e botuar nga mediat e kontrolluara dhunshëm nga Edi Rama, kanë si pikësynim sulmin politik ndaj kryeministrit Berisha dhe familjes së tij. Edi Rama dhe shpura e tij masonike, vazhdojnë në mënyrë përbindëshe sulmet nëpërmjet papafingos së tyre mediatike. E përditshmja, “Gazeta Shqiptare” dukshëm e pozicionuar në krah të interesave personale të kryesocialistit, shkruante dje mashtrimin e radhës që i servir opinionit publik se, kryeministri Berisha punëson pranë qeverisë vajzën e tij, Argita Malltezi.
Përmes këtij shkrimi, Rama kryen aktin e radhës sulmues ndaj familjes së kryeministrit, duke shpifur dhe trilluar në mënyrë të turpshme, madje duke përdorur si burim, Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.
Por është ky i fundit që, përmes një komunikate për shtyp dënon shtrembërimin e informacionit dhe informon opinionin mediatik se Argita Malltezi (Berisha), për Inspektoratin e Lartë, nuk ka rezultuar asnjëherë në funksion publik në administratën shqiptare. ILDKP, deklaron se këto janë keqkuptime mediatike dhe përdoren nga këto të fundit, për rubrikat e tyre ditore.
“Argita Malltezi ka përmbushur detyrimin ligjor për deklarimin e interesave private në ILDKP, pasi sipas përcaktimit të ligjit është “person i lidhur” me subjektin Sali Berisha, me funksion Kryeministër, bazuar kjo në nenet 21, 22 të ligjit Nr. 9049, dt. 10. 04. 2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë” dhe nenin 14, pika 3 e Ligjit Nr. 9367, data 07. 04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”.
Sipas përcaktimeve ligjore “Kur pasuria e pjesëtarëve të familjes është e ndarë dhe e regjistruar si e tillë në organet e administratës shtetërore ose gjyqësore, deklarimi paraqitet veçmas nga çdo anëtar i familjes, me pasuri të regjistruar në emër të vet dhe i bashkëlidhet deklaratës së personit që ka detyrimin për deklarim”, thuhet në reagimin e ILDKP.
Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive bën me dije se Argita Malltezi, ka paraqitur si punësim dhe si burim të të ardhurave të saj, fitimet nga ushtrimi i aktivitetit si juriste/avokate në një sipërmarrje private.
“Sipas vetë deklarimeve të dorëzuara në ILDKP, Argita Malltezi ka paraqitur si punësim dhe si burim të të ardhurave të saj, fitimet nga ushtrimi i aktiviteti si juriste/avokate në një sipërmarrje private”, deklaron më tej ILDKP.
Ndërkaq, për të shmangur keqkuptimet të ngjashme në të ardhmen, ILDKP nisi prej ditës së djeshme saktësimin e aktivitetit profesional të gjithë “personave të lidhur” me zyrtarët, të cilët deri më tani, për efekt referimi, në Regjistrin Themeltar të Inspektoratit të Lartë, i janë atashuar institucioneve ku ushtrojnë detyrat zyrtarët deklarues me të cilët kanë lidhje familjare.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›