Taçi, mbërrin në Gjykatën e Tiranës, do njihet me masën e sigurisë

Biznesmeni Rezar Taçi i cili akuzohet për dhunimin e gazetarit Mero Baze ka mbërritur në Gjykatën e Tiranës ku do t'i komunikohet masa e sigurisë. Seanca do të zhvillohet me dyer të mbyllura.
Dy ditë më parë presidenti i kompanisë Taçi Oil, Rezar Taçi është vetëdorëzuar në ambjentet e drejtorisë së policisë së Tiranës ku edhe qendron në izolim . Ai akuzohet se më datë 3 nëntor bashkë me rojet e tij kanë goditur gazetarin dhe botuesin e gazetës "Tema" Mero Baze.