Berisha në ekspozitën për 2 korrikun 90: Dëshmi e rëndësishme për historinë

Tiranë, 2 Korrik, NOA Në vazhdim të aktiviteteve që po zhvillohen në Tiranë në përkujtim të ngjarjeve të 2 korrikut 1990, kryeministri Berisha vizitoi ekspozitën me fotografi dhe dokumente, dëshmi e kësaj ngjarje të rëndësishme në historinë e Shqipërisë.
Kështu, ekspozita, e çelur nën kujdesin e
Kryeministrit Berisha dhe e përgatitur nga Universiteti Europian i Tiranës, në
bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve, risjell në
kujtesën e çdo shqiptari, përmes fotografive dhe pamjeve filmime, dokumenteve
të ndryshme dhe raportimeve të strukturave të regjimit të kohës, 2 korrikun e
vitit 90, kur mijëra qytetarë shqiptarë kapërcyen muret e ambasadave të huaja,
të akredituara në Tiranë, në kërkim të lirisë. Kjo ekspozitë do të paraqitet
edhe në universitete dhe mjedise të tjera.
Kryeministri Berisha, duke përshëndetur çeljen e kësaj ekspozite, u shpreh se sot është një ditë e madhe, një ditë e shënuar në përpjekjen e shqiptarëve për liri dhe dinjitet njerëzor. 2 korriku shënon rënien e murit të Berlinit në Tiranë, rënien e murin të Berlinit në diktaturën më të egër që Europa ka njohur në historinë e saj.
Sipas tij, Në këtë vend, në një kohë kur qytetarët gjermanë çmontonin murin e Berlinit dhe vende të tjera me radhë ecnin drejt zgjedhjeve të lira, në sheshet e Shqipërisë ekzekutoheshin dhe vareshin disidentë.
Këta të rinj, të cilët në tërësi, në aspektin shoqëror ishin anonimë, ishin djem e vajza të thjeshtë që punonin në punishtet, uzinat dhe fabrikat e vendit dhe ndër ta, të paktë intelektualë të skajuar, ishin të profesioneve të ndryshme, të nivelit të ndryshëm arsimor, por të gjithë ata ishin vëllezër e motra në një guxim të pashembullt. Ata u ngritën me një heroizëm dhe trimëri, e cila zgjoi një popull të tërë, por mesazhi i tyre pati një jehonë të gjerë europiane dhe botërore, tha më tej në fjalën e tij kryeministri.
Duke kërkuar në fund, edhe një herë nderim të madh për guximtarët, trimat e 2 korrikut, familjet e tyre dhe të gjithë ata që bënë të mundur këtë datë të madhe, këtë ngjarje të madhe në historinë tonë kombëtare.
n.e/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")