E Shtunë, 31 Tetor 2026

Argjentina, Messi mbeshtet Maradonen per trajner

Pas refuzimit te Carlos Bianchi-t, duket se emri i legjendes Diego Armando Maradona po perflitet gjithmone e me shume si “arkitekti” i Argjentines se boterorit 2010.

Federata Argjentinase e Futbollit nuk ka marre ende asnje vendim per zevendesuesin e ish teknikut te kombetares, Alfio Basile.

Pas refuzimit te Carlos Bianchi-t, duket se emri i legjendes Diego Armando Maradona po perflitet gjithmone e me shume si “arkitekti” i Argjentines se boterorit 2010. Nje prej mbeshtetesve me te medhenj te “Pibe de Oro” ne pankinen e bardhekalterve eshte edhe lideri i kombetares, Lionel Messi.

 “Nuk mendoj se do ndieja presion nese do te ishte Maradona. Trajneri i ri duhet te punoje per ta cuar Argjentinen ne maja, aty ku e ka vendin”, theksoi talenti i Barcelones. Nje tjeter emer i mundshem per te marre drejtimin e Argjentines eshte edhe ish futbollisti i Interit, Diego Simeone.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›