E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventus, Diego dhe Xavi per mesfushen

Drejtuesit e Juventusit kane nisur punen per te forcuar repartin qendror te skuadres me emra te tille si Xavi apo Diego.

Pika me e dobet e Juventusit te ketij sezoni eshte padyshim mesfusha dhe drejtuesit bardhezi e dine shume mire kete. Ata kane nisur punen per te forcuar repartin qendror te skuadres me emra te tille si Xavi apo Diego.

Braziliani i Werder Bremen-it kerkohet prej kohesh nga skuadra torineze po jo vetem. Kjo piste po behet gjithmone e me e mundshme pasi pritet qe ditet e ardhshme, agjentet e lojtarit dhe drejtuesit e skuadres te takohen per te hedhur themelet e nje transferimi te mundshem ne fund te sezonit.

Nje tjeter objektiv i madh eshte edhe lojtari i Barcelones, Xavi, i cili ka nje kontrate deri ne vitin 2010 me klubin katalanas dhe fiton 3.5 milione euro ne sezon. Shkak per transferimin e spanjollit ne Torino mund te behet pikerisht rroga e tij, pasi kerkesat ekonomike te lojtarit nuk jane pranuar nga presidenti Laporta.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›