Lazio me tre sulmues ne Verona

Lajme te mira per trajnerin e Lazio-s, Delio Rossi. Tekniku i bardhekalterve kryeqytetas, skuadra e te cilit ka marre vetem 1 pike ne tre ndeshjet e fundit, mund te zbrese ne fushe nje sulm vertet te frikshem diten e neserme kunder Kievo Verones.
Rekuperimi i Rocchi-t ka bere qe Rossi te mendoje per treshen Rocchi-Pandev-Zarate ne menyre qe te rikthehet tek fitoret e fillimit te kampionatit. “Do jete pjese e grupit por nuk e di nese do zbrese ne fushe qe nga minuta e pare”, u shpreh tekniku per sulmuesin e rikthyer nga nje demtim 1 javor.
Nga ana tjeter, dy emrat qe do mungojne jane Foggia e Mauri, lojtare te cilet kane treguar se Lazio e ka piken me te forte ne lojen e kraheve. Skuadra bardhekalter renditet ne vendin e peste te Serie A pas humbjes kunder Napolit 0-1 ne “Olimpico”. Lazio eshte nje prej skuadrave surprize te ketij fillim-sezoni per shkak te lojes sulmuese dhe zbulimit me emrin “Zarate” qe ka shenuar 6 gola ne po kaq ndeshje.