E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ramos kerkon demshperblim nga Tottenham

Ramos ka kerkuar plot 7.5 milione sterlina per te kompensuar demin qe i eshte bere pasi skuadra nderpreu para kohe kontraten.

Sa shume po i kushton Juande Ramos klubit te Tottenham. Sikur te mos mjaftonin rezultatet e dobeta te ketij sezoni, skuadra londineze duhet te paguaje dhe nje harac shume te shtrenje pas largimit te spanjollit nga pankina.

Ish tekniku i Seviljes ka vene ne levizje avokatet e tij per t’i kerkuar nje shume te majme klubit anglez. Ramos ka kerkuar plot 7.5 milione sterlina per te kompensuar demin qe i eshte bere pasi skuadra nderpreu para kohe kontraten. Kjo shifer eshte rreth 75 % e te gjithe rroges qe i eshte premtuar teknikut, i cili kishte nje kontrate deri ne vitin 2011 me nje rroge prej 4 milione sterlinash ne sezon.

Ne keto 10 jave te para te Premier League, skuadra e Tottenhem ka dhuruar paraqitjen me te dobet te historise se saj duke grumbulluar 5 pike dhe renditet ne vendin e fundit. Ndeshja e ardhshme per “Spurs”-at eshte neser ne “Fly Emirates” kunder Arsenalit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›