Massa-Jordan, replika ne finishin e kampionatit

Eddie Jordan sulmon ashper ferraristin Felipe Massa ne prag te gares se Brazilit, duke paralajmeruar ne nje fare menyre britanikun Lewis Hamilton.
“Massa do kerkoje ta nxjerre jashte piste ashtu sic beri ne Japoni dhe Lewis duhet te jete i pergatitur per kete”, ka theksuar Jordan, por menjehere braziliani ka reaguar duke thene: “Kjo gje nuk me ka shkuar asnjehere ne mend dhe nuk eshte ajo qe une dua. Jordan nuk di me se cfare duhet te beje”.
Aktualisht Massa ndodhet ne Brazil ku ka marre pjese ne nje mbremje bamiresie te organizuar nga UNICEF, duke dhuruar 1200 libra didaktike per femijet e varfer te San Paolos.
“Ajo cfare dua une eshte fitorja por nuk varen te gjitha nga une. Shpresoj ne nje dopiete te makinave te kuqe dhe me pas te shikojme si do dale Hamilton. Nese do shpallem kampion bote, ky do te jete realizimi i nje endrre”, theksoi ai.