Një shpërngulje e vështirë për Shevan

Një shpërngulje e hidhur për Andriy Shevchenko. Sulmuesi ukarainas që prej disa ditësh nga Chelsea është kthyer në Milano për të luajtur me skuadrën e Milan, duket se ka shkaktuar krizën e parë në martesën e tij.
Sipas “Gente e Novella Duemila”, gruaja e futbolistit, Kristen Pazik nuk ka bërë akoma gati valixhet për t'u kthyer në Itali.
Andriy dhe gruaja e tij janë njohur në 2001-shin gjatë një feste të organizuar nga Giorgio Armani. Tre vjet më vonë cifti u martua dhe nga lidhja e tyre lindën Jordan, 4 vjec dhe Kristian, 2.
Transferimi i sulmuesit nga Milano në Londër i kishte pëlqyer shumë në atë kohë zonjës Schevchenko. Aq sa tani nuk ka ndërmend të rikthehet edhe njëherë në Itali.