Raport-Progresi, Rama: Analizë e kthjellët, do e jetësojmë
TIRANE-Pas publikimit të raport-progresit nga KE për Shqipërinë, Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka rinënvizuar vullnetin e opozitës shqiptare për të ushtruar përgjegjësinë që i takon në jetësimin e axhendës shtetndërtuese dhe europianizuese të Shqipërisë.
Në një njoftim për shtyp, zyra për shtyp e PS ka njofuar sot qëndrimin e Kryetarit të PS, Edi Rama lidhur me publikimin e Progres Raportit për Shqipërinë
“Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, z. Edi Rama u njoh me Progres Raportin e Komisionit Europian për vendin tonë publikuar sot sëbashku me Strategjinë e Zgjerimit. Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama e konsideron Progres Raportin si një instrument të rëndësishëm për demokratizimin e shoqërisë dhe rrugëtimin europian të Shqipërisë. Kryetari Rama falenderon shërbimet e Komisionit Europian për analizën e kthjellët në këtë Raport, që është një vazhdimësi e detyrave të lëna për vendin tonë nga Opinioni i vitit të kaluar”, citon njoftimi për shtyp.
Më tej njoftimi thekson se “Si drejtues i opozitës Edi Rama përfiton nga rasti për të rinënvizuar vullnetin e opozitës shqiptare për të ushtruar përgjegjësinë që i takon në jetësimin e axhendës shtetndërtuese dhe europianizuese të Shqipërisë”.
(d.b/BalkanWeb)