E Diel, 1 Nëntor 2026

Argjentina luan ne ndeshjen ndaj Kolumbise me te njejtin formacion

Tifozët e Argjentinës kanë ndjekur një seancë stërvitore të kombëtares “çelsete”, e cila ishte planifikuar të zhvillohej me dyer të mbylluara. Dashamirësit gjetën mënyrën për të hyrë në stadiumin e mbyllur, ku po stërviteshin “yjet” të tillë si Lionel Mesi dhe Karlos Tevez. Trajneri Batista dhe stafi drejtues nuk e mori mirë këtë fakt, por tifozët nuk u larguan dhe e ndoqën të gjithë stërvitjen.

Argjetina do të luaj ndaj Kolumbisë në ndeshjen e dytë të Grupit B. Ata e nisën veprimtarinë me një barazim zhgënjyes, 1-1 ndaj Bolivisë. Gjithsesi, trajneri Batista deklaroi se nuk do të ketë ndryshime ne formacion.

“Unë i besoj këtyre lojtarëve, kështu që do të aktivizoj sërish të njëjtin formacion, sepse të gjithë duan të marrin revanshin dhe meritojnë një mundësi të dytë. Kjo është arsyeja për të cilën ndaj Kolumbisë do të luajnë të njëjtët futbollistë që nisën sfidën me Bolivinë. Duhet të krijojmë raste dhe të qakullojmë topin me efikasitet. Kjo është ajo që synon të bëj kjo skuadër dhe kjo është ajo që unë dua nga ky ekip.”

Kolumbia e nis ndeshjen me Argjentinën si vendi i parë i grupit, pasi mundi 1-0 Kosta Rikën në ndeshjen hapse. Në krahasim me ndeshjen e parë, atyre do t’i mungojë mesfushori Gustavo Bolivar, i cili do të zëvendësohet nga Karlos Sançez. Ndeshja Argjentinë-Kolumbi do të luhet në orën 1 të ditës së enjte.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›