Edhe Cisse në Lazio

Nga Express më 06 korrik 2011 në ora 16:09
Lazio nuk e ka ndërmend të ndalet së përforcuari.
Klubi romak shumë shpejt pritet ta transferojë edhe sulmuesin francez, Djibril Cisse.
Sipas medieve italiane, kalimi i 29-vjeçarit në Olimpico tashmë është punë e kryer dhe pritet vetëm zyrtarizimi.
Reprezentuesi francez së fundit ka luajtur në kampionatin grek me skuadrën e Panathinaikosit, ku pati paraqitje të shkëlqyeshme.
Gjatë karrierës së tij, Cisse ka luajtur në Liverpool, Marseille, Sunderland dhe Auxerre.