E Shtunë, 31 Tetor 2026

Argjentina me Messin në miqësoren ndaj Gjermanisë

TIRANE- Seleksioneri i Argjentinës, Alejandro Sabella, do të grumbullojë të gjithë lojtarët që luajnë në Evropë, përfshirë edhe Lionel Messi, për ndeshjen miqësore me Gjermaninë në Frankfurt me 15 gusht.

Për këtë ndeshje që do të shërbejë si test për kualifikueset e Botërorit 2014 në Brazil, Sabella do të grumbullojë në ditët e ardhshme edhe lojtare që luajnë në kampionatin argjentinas.

Pas ndeshjes miqësore me Gjermaninë, ekipi i Argjentinës do të luajë kualifikueset për Botërorin 2014, me Paraguajin dhe Perunë, me 7 dhe 11 shtator.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›