E Shtunë, 31 Tetor 2026

Majkël Felps thyen rekordin, fiton 19 medalje

LONDËR- Notari amerikan, Majkël Felps, është bërë sportisti me më shume medalje të fituara olimpike në histori. 

Ai në Lojërat Olimpike në Londër, deri tani, ka fituar dy medalje, që gjithsej bëhen 19 medalje të fituara olimpike, duke kaluar gjimnasten ish-sovjetike, Larisa Latinina, e cila për 48 vjet mbante rekordin me 18 medalje të fituara olimpike.

Këtë rekord notari Felps e arriti pasi stafeta e Shteteve të Bashkuara fitoi në disiplinën 4 herë 200 metra me stil të lirë. Deri tani në karrierën e tij në Lojërat Olimpike, Majkël Felps, ka fituar 15 medalje të arta, dy të argjendta dhe dy të bronzta.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›