E Diel, 1 Nëntor 2026

Argjentina pret Shqipërinë në supermiqësore

SHKRUAN: Jeton Selimi 17-05-2011 11:58

A nuk e kishim ëndërrar Lorik Canën të duelonte me Lionel Mesin? E po tani zgjohuni nga ëndrra sepse gjithçka është një realitet. Lajmin e bukur për tifozërinë shqiptare e konfirmon e përditshmja venezueljane “El Universal”, sipas së cilës, Shqipëria do të ndeshet me Argjentinën në kuadër të përgatitoreve që do të bëjë skuadra e drejtuar nga Batista për “Copa America”, trofeun më të madh kontinental të Amerikës së Jugut. Sfida do të luhet më 20 qershor në stadiumin e famshëm “El Monumental”, ku zhvillon ndeshjet e saj skuadra e mirënjohur argjentinase River Plejt. Ndeshja me Shqipërinë bën pjesë në një program të gjatë miqësoresh që nisin më 25 maj dhe përfundojnë pikërisht më 20 qershor, pasi më 1 korrik do të nisë dhe Copa America. Gjatë kësaj periudhe, Leo Mesi me shokë do të ndeshen me Nigerinë dhe Poloninë. Në fakt, ka qenë këmbënguija e trajnerit Serxho Batista shkaku i organizimit të këtyre mqiësoreve. “I doja këto miqësore sepse është mënyra e vetme për të parë dhe testuar lojtarët,” ka deklaruar Batista në një konferencë për shtyp në Buenos Aires. Trajneri, në fakt, kishte bërë pak ditë më parë një turn ë Europë, ku kishte takuar lojtarët argjentinas dhe trajnerët e klubeve të tyre. “Prej andej jam kthyer shumë optimist, sepse lojtarët shfaqën një interes shumë të madh në lidhje me kampionatin. Por veç lojtarëve, ishte me shumë vlera të bisedoja edhe me trajnerët e tyre,” ka përfunduar Batista. Argjentina do ta luajnë ndeshjen e parë, si organizatore e kësaj veprimtarie, kundër Bolivisë më 1 korrik në “La Plata City Stadium”. Duke qenë se Shqipëria do të jetë sfida e fundit e një vargu të gjatë miqësoresh, presopozohet se në fushën e lojës do të jetë e gjithë ajka e futbollit argjentinas, përfshirë Mesin, Tevezin, Higuain, Aguerro apo edhe Pastoren. Për lojtarin e Mançester Sitit është aluduar se nuk do të ishte ishte i pranishëm, por trajneri Batista e ka konfirmuar prezencën e tij në këtë Copa America.

Luhet në “El Monumental”

Në fakt, emri është disi më i gjatë: “El Monumental Americo Vespucio Liberti”, impiant i ndërtuar në vitin 1938 dhe i rikontrukuar në vitin 1978. Ka një kapacitet prej 57, 912 personash dhe është shtëpia e skuadrës së famshme River Plejt dhe konsiderohet nga të gjithë si foleja e kombëtares “albiceleste”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›