E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bien Elbasani dhe Besa, Dinamo e Shkumbini në play-off

Elbasani i rënë nga Superliga ia ka vështirësuar jetën Shkumbinit, me skuadrën peqinase që ka vuajtur për të marrë tri pikë jetike. Të parët që shënuan në “Rruzhdi Bizhuta” ishin vendasit me të riun Tafani që në minutën e 3-të. Miqtë përpiqen shumë dhe gjejnë barazimin me Mustafain. Peqinasit vuajnë shumë derisa gjejnë golin e avantazhit që përkthehet në play-out. Është Gjyla autori i golit të dytë. Tashmë, Shkumbini do të përballet në play-out me Mamurrasin. Në Kavajë, Tirana kaloi në avantazh e para ndaj Besës me një gol të Pejiçit, por vendasit barazuan vetëm pas disa minutash me Shtinin. Një sfidë mjaft e ndezur dhe me plot gola që përfundon 3-2 për Besën. Gjithsesi, rezultat i pavlerë për verdhezinjtë që bien në Kategorinë e Parë. Në Krujë, u duk se Dinamo po shkonte e sigurt drejt mbijetesës, teksa kaloi dy herë në avantazh ndaj Kastriotit në një takim që u drejtua nga një treshe gjyqtarësh maqedonas. Gjithsesi, krutanët baraspeshuan gjithçka, duke fiksuar shifrat në 2-2 me afrikanin Inkongo, për të kaluar në avantazh 3-2 me Alikajn në minutën e fundit. Bëhej fjalë për një nga ndeshjet më të rëndësishme të javës që do përcaktojë skuadrën që shkon në play-out . Në fillim të pjesës së dytë një ndërhyrje e parregullt e portieri Halili i dha mundësi Dinamos që të barazojë rezultatin në 3-3. Ishte Ferraj ai që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë. Mirëpo, krutanët nuk dorëzohen dhe arrijnë të gjejnë golin e katër me Ragipoviçin që realizon pas një gjuajtjeje me kokë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›