Argjentina rrezikon recesionin
Në pak më shumë se një dekadë nga recesioni më i thellë i saj, Argjentina duket se ende nuk i ka larë hesapet me kreditorët ndërkombëtarë. Një gjykatë e Nju Jorkut ka marrë vendimin se qeveria duhet tu kthejë borxhin të gjithë kreditorëve që morën pjesë në ristrukturimin e borxhit të saj. Por pagesa e kësaj kredie mund ta çojë vendin drejt një falimentimi të dytë.
Një gjykatë federale e Nju Jorkut ka marrë vendimin se Argjentina duhet t’u kthejë borxhin të gjithë kreditorëve të saj. Bëhet fjalë për një grup investitorësh të cilët kanë kundërshtuar ofertat e mëparshme duke kërkuar pagesën e plotë të kredisë. Kjo hua e kalon vlerën e një miliardë dollarëve.
Argjentina duhet të paguaj 1,3 miliardë dollarë në mënyrë të plotë brenda 15 dhjetorit. Gjithsesi qeveria ka nisur një apel për ta kundërshtuar këtë vendim të gjykatës së NY.
Konfliktet e vazhdueshme ligjore, të vijuara për Argjentinën për borxhin 100 miliardë dollarësh në vitin 2001, janë duke u zhvilluar në gjykata në mbarë botën për më shumë se një dekadë. Me vendimin e fundit nga Nju Jorku, ka spekulime se Argjentina mund të tregohet e paaftë edhe kësaj here.
Tensioni në Argjentinë është në rritje pasi duhet të përballet me këtë vendim të gjykatës amerikane, gjë e cila mund ta cojë vendin drejt një tjetër falimentimi të dytë.
Në rrugët e Buenos Aires, opinionet për këtë cështje janë të ndryshme;
"Edhe pse kjo është bërë nga një qeveri e mëparshme, Argjentina tani ka nevojë për të përmbushur premtimet e saj dhe të paguajë borxhin e saj",
"Ne jemi në gjendje të keqe tani. Situata është e tmerrshme për të gjithë punëtorët,"
Qeveria argjentinase është duke negociuar për një kohë shtesë për të zgjidhur mosmarrëveshjen e borxhit historik me të cilin ajo përballet.