E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njohja e Palestinës s’e ndihmon rajonin

Sipas sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, njohja e shtetit palestinez nga OKB nuk do t’i ndihmojë palestinezët dhe izraelitët në arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme paqësore mes dy shteteve.

“Rruga drejt një zgjidhjeje që njeh të dy shtetet dhe që kënaq aspiratat e popullit palestinez është përmes Jerusalemit e Ramallahut, e jo në New York”, theksoi ajo.

“E vetmja mënyrë për arritjen e një zgjidhjeje afatgjatë është nëpërmjet përpjekjeve të përbashkëta të palestinezëve dhe izraelitëve”, sqaroi tutje Clinton.

Ndryshe, SHBA janë kundër njohjes së shtetit palestinez në OKB. Njësoj ka deklaruar se do të votojë edhe Gjermania, ndërkohë që nga fuqitë tjera të mëdha Franca tashmë është deklaruar se do t’i japë mbështetje çështjes së Palestinës në OKB.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›