Argjentina s‘mund të lihej jashtë Botërorit
Pas rikthimit te Barcelona, Leo Mesi ka siguruar se është gati për të luajtur që të shtunën në sfidën delikate ndaj Valencias në "Mestaja". I sapokthyer nga eliminatoret E lodhshme me Argjentinën, ai ka vetëm një ditë pushim në dispozicion. Talenti e ka komentuar kështu kualifikimin e Argjentinës: "Është folur dhe kritikuar shumë Kombëtarja ime, është kritikuar Diego dhe ne duhej të kualifikoheshim. Por përtej të gjithë atyre që janë thënë, Argjentina nuk mund të qëndronte jashtë Botërorit".