Pohimi i Murinjos: Jam një mburravec
"Jam si Don Kishoti dhe disa njerëz më kritikojnë, sepse më kanë zili"
Edhe pse e ka bezdi që të qëndrojë gjatë përpara mikrofonave, duke diskutuar për të gjithë dhe gjithçka, Zhoze Murinjo respekton detyrimet tek Interi. Për televizionin zyrtar të klubit, drejtuesi i stolit zikaltër ka folur në 360 gradë: për sjelljen e tij në fushë dhe jashtë, ndryshimet mes Premierligës angleze dhe ligave të tjera të mëdha në Europë, vlerësimet për Kambiason, qëndrimin tek Interi, por mbi të gjitha ka pranuar se është një mburravec. "Jam si Don Kishoti dhe disa njerëz më kritikojnë, sepse më kanë zili", ishin disa prej batutave më pikante të luzitanit. Në pothuajse të gjitha detajet, sado të vogla qofshin, Murinjo paraqitet i ndryshëm nga kolegët e tij: nuk e ka zakon të përshëndesë tifozët e skuadrës. "Si trajner mendoj se ky veprim nuk duhet bërë. Jam i lumtur nëse fitojmë një ndeshje. Kënaqësia për rezultatet pozitive nuk është vetëm e skuadrës, por edhe e tifozëve. Preferoj të largohem i pari pas fërshëllimës finale të gjyqtarit. Por, nëse skuadra ime humbet, jam i pari që shkoj në qendër të fushës dhe largohem i fundit prej aty. Me këtë veprim tregoj se marr përsipër të gjitha përgjegjësitë për rezultatin negativ", deklaroi Murinjo. "Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se nuk i vlerësoj tifozët, duke mos i përshëndetur në fund. Për lojtarët që zbresin në fushë, mbështetja e tyre është jetike, ata i ndihmojnë të kenë më shumë besim. Por, unë nuk jam ai që luan në fushë. Puna ime është të analizoj dhe mundohem të izolohem nga ajo që ndodh në tribunat e stadiumeve. Jam i përqendruar vetëm te ndeshja". Trajneri e cilëson veten një Don Kishot dhe flet edhe për mentalitetin e futbollit dhe ndryshimet e mëdha që vihen re në Angli, në krahasim me Spanjën, Italinë dhe Portugalinë. "Më pëlqen të luftoj kundër mullinjve të erës, sepse kjo është pjesë e aventurës sime si teknik: prej periudhës kur drejtoja Porton kundër Benfikës, që gëzonte vëmendjen më të madhe në Portugali, deri në transferimin te Çelsi. Kur unë shkova në ‘Stemford Brixh‘, ishim klubi i vetëm me pronarë të huaj. Tani ndodhem tek Interi, ku nuk është e lehtë të jesh president, trajner apo edhe tifoz", shtoi Murinjo. "Mentaliteti i futbollit? Më duket e vështirë, madje mund të them e pamundur, që Italia, Spanja dhe Portugalia të ngjiten në nivelin sportiv të Anglisë. Në Londër, pas ndeshjeve, nuk më duhej të merresha dy orë me shtypin, por flisja vetëm 10 minuta. Largohesha nga stadiumi me bashkëpunëtorët e mi dhe për 10 ose 15 minuta isha në shtëpi. Kur dilja, përkrah kisha tifozët e thjeshtë që iknin nga stadiumi, mbështetës të të dyja skuadrave. Ishte spektakolare, diçka komplet ndryshe nga vendet e tjera". "Mou" e kuptoi shpejt që nuk ishte i prerë për të luajtur futboll, ndërsa pohoi se është një mburravec. "Futbollin e lashë në moshën 21-22 vjeç, ishte e vështirë të alternoje studimin me aktivitetin si profesionist. Isha i zgjuar, e kuptova shumë shpejt që nuk mund të isha një prej lojtarëve më të mirë. Nuk jam nga ata njerëz që bëjnë diçka pa pretenduar që të jenë numri 1 në atë fushë, tha tekniku që ka fituar në kampionatin portugez, anglez dhe italian. Tifozët e Interit kanë vlerësim të madh për veten dhe cilësohen si mburravecë? Edhe unë jam një mburravec. Gjyshja më thoshte gjithmonë që duhet të shqetësohesha vetëm kur njerëzit nuk më kishin zili. Ndoshta dikush më kritikon prej zilisë". Në fund Murinjo vlerëson Kambiason dhe flet për të ardhmen: "Esteban është një lojtar shumë i rëndësishëm, do të ishte perfekte nëse do të kishim dy të tillë. Të qëndroj përjetë tek Interi? Venger punon prej 15 vitesh tek Arsenali dhe mos harroni që në gjashtë vitet e fundit nuk ka fituar as ‘Carling Cup‘. Benitez nuk ka fituar asnjë titull kampion në Angli në gjashtë vjet dhe vazhdon të punojë te Liverpuli. Ndërsa unë, për të qëndruar tek Interi duhet të fitoj dhe të arrij rezultate të mira".