Turam, në Kosovë për të luftuar racizmin

Këshilli i Europës do të organizojë një aktivitet në Kosovë, në datat 20 dhe 21 tetor, ku pjesëmarrës është edhe Lilian Turam, presidenti i fondacionit "Edukimi kundër racizmit" dhe organizata ndërkombëtare "Sporti pa Kufij". Gjithçka do të zhvillohet me shpresën për të lënë mënjanë paragjykimet dhe diskriminimet ndërmjet komuniteteve etnike, që jetojnë në shtetin më të ri të Europës. Të martën, ish-mbrojtësi i Francës dhe Juventusit do të takohet me një grup të "Ambasadorëve të Rinj" në Prishtinë, që gjatë verës së kaluar morën pjesë në kampin ndëretnik të KE-së. Ndërkohë, më datë 21, përfaqësuesit e "Sporti pa Kufij" dhe Turam do të diskutojë në Mitrovicë rreth temave të racizmit, ksenofobisë dhe diskriminimit. Gjatë këtyre dy ditëve do të zhvillohen edhe ndeshje futbolli ndërmjet të rinjve nga e gjithë Kosova.
e. k.