E Shtunë, 31 Tetor 2026

Starton nesër samiti i Kopenhagenit

Starton të hënën samiti i Kopenhagenit, tema qëndrore e të cilit është klima dhe ngrohja globale. Deklarata më e fundit lidhur me praninë e persidentit amerikan Barak Obama në këtë takim, duket se shton dozat e impenjimit dhe seriozitetut me të cilat duhet të trajtohet ky samit. Qëllimi i samitit është të arrihet një marrëveshje globale për reduktimin e emetimit te gazeve që shkaktojnë efektin serë, për të tejakaluar që nga 2012 e më pas, protokollin e kiotos, sipas së cilit çdo vend firmëtar duhet të reduktojë emetimin në një kuotë që i përafrohet vlerave dhe niveleve të përcaktuara në 1990. Një tjetër qëllim është të arrihet në një plan të përbashkët për klimën, veçanërisht në fushën e tranferimit dhe të përhapjes ose shpërndarjes së teknologjive më të avancuara. Shtëpia e Bardhë informoi se presidenti Obama do të marrë pjesë në samitin e Kopenhagenit për ndryshime klimaterike, në pjesën e fundit të tij. Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Obama ishte i inkurajuar nga momenti i bisedimeve para samitit të OKB-së, i cili fillon të hënën në Kopenhagen.
Kryeministri danez, Lars Loke Rasmussen, e ka mirëpritur vendimin e presidentit amerikan, duke thënë se kjo sinjalizon një përfundim me marrëveshje domethënëse.
Danimarka shpreson se samiti do të ndihmojë për vënien e themeleve për një marrëveshje, me të cilën do të zëvendësohej Protokolli i Kiotos i vitit 1997, për uljen e gazrave, që shkaktojnë nxehje globale.
Një ditë para konferëncës ndërkombëtare për klimën në Kopenhagen, qeveria gjermane ka kujtuar qeverinë kineze për përgjegjësitë në mbrojtjen e klimës. Gjatë udhëtimit për në Pekin, ministri gjerman i Ekonomisë Rainer Bruderle tha se pa premtimet e qarta të Kinës, samiti nuk mund të jetë i suksesshëm. Edhe ministri gjerman për mjedisin Norbert Rottgen ka paralajmëruar për rreziqet e dështimit të samitit botëror të klimës. ky takim do të jetë një sukses vetëm atëherë kur aty, të 192 shtetet e mbledhura të marrin përsipër kufizimin me dy gradë të ngrohjes globale, deklaroi ministri gjerman i mjedisit. Të shtunën dhjetëra-mijëra njerëz demonstruan në shumë qytete evropiane për një politikë të re për klimën. Disa nga këto qytete ishin edhe Londra, Berlini, Parisi dhe Brukseli. ndërkaq Zyra e kryeministrit indian, Manmohan Singh, njoftoi se ai do të marrë pjesë në konferencën e Kombeve të Bashkuara mbi klimën në Zkopenhagë, e cila hap punimet të hënën. India është një prej vendeve të botës që çliron më shumë dioksid kargoni, gazi i efektit serë që fajësohet për ngrohjen globale. Qeveria e Nju Delhit u zotua kohët e fundit se do të ulë emetimin e këtij gazi me 20 deri 25 për qind deri në vitin 2020, krahasyar me nivelet e vitit 2005.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›