E Diel, 1 Nëntor 2026

G20: OK masave shtrënguese në ekonomi

Ministrat e Financave të 20 vendeve më të fuqishme të botës, u zotuan që të vazhdojnë implentimin e paketave stimuluese në ekonomi dhe ranë dakord të shtëngojnë kontrollet lidhur me pagesat dhe bonuset, pagesat jashtë orarit të punonjësve në banka.
Në një deklaratë të përbashkët, liderët financiarë mbajtën qendrimin se politika fiskale dhe monetare duhet të vazhdojë të jetë gjithëpërfshirëse për aq kohë sa ekonomia botërore të dalë plotësisht nga kriza më e rëndë që nga koha e Luftës së Dytë Botërore.
Sipas draftit të miratuar, politikbërësit angazhohen për hartimin e politikave të reja monetare për qendrueshmërinë e çmimeve dhe atyre fiskale për qendrueshmërinë afat-gjatë të tregjeve financiarë.
Deklarata e shefave të financave thotë gjithashtu se vende si Kina apo India duhet të kenë një bashkëpunim më të madh me FMN dhe BB, edhe pse nuk është ofruar asnjë rrugë për të arritur këtë synim.
Kjo deklaratë paraprin vendimet që do të merren në samitin e madh të G20 që mbahet në fund të këtij muaji në Pitsburg të SHBA.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›