E Diel, 1 Nëntor 2026

Argjentinë, 8 të vdekur dhe 15 të humbur pas shpërthimit në një ndërtesë

ROSARIO - Një ndërtesë në Rosario, qyteti i tretë më i madh i Argjentinës, u shkatërrua sot në mëngjes nga shpërthimi i kaldajës të saj duke shkaktuar tetë të vdekur, 15 të humbur dhe shumë të plagosur, sipas autoriteteve lokale.

Pjesa e fasadës së ndërtesës 10-katëshe, e vendosur në qendër të këtij qyteti me 1,2 milion banorë, u trondit nga shpërthimi.

Rrënojat mbuluan terrenin përpara ndërtesës.

"Ka tetë të vdekur. Kërkimet në rrënoja vazhduan gjatë gjithë natës. Ne kemi një listë me 19 persona të humbur", deklaroi kryetarja e bashkisë së Rosarios, Monica Fein gjatë një konference për shtyp.

Sipas medias, katër të persona të humbur janë gjetur dhe totali i të humburve nga 19 ka shkuar në 15.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›