Muzikë, film dokumentar në SHBA mbi bandën që quhet ‘Vdekje’
Para bandave “Bad Brains” (Bed Breins), Sex Pistols ose edhe Ramones, ishte një bandë e quajtur “Death” Vdekja. Ishin punk para se punk të krijohej.
Në fillim të viteve '70 tre adoleshentë formuan një bandë në shtëpinë e tyre, ata filluan të luajnë live, madje regjistruan dhe një këngë me shpresën e gjetjes së një kontakti diskografik. Por ishte epoka e Motown, e muzikës dance. Kompanitë e konsideronin muzikën e bandës dhe emrin e tyre shumë agresive, ndaj banda nuk arriti kurrë suksesin, dhe u shkri para se të realizonin qoftë dhe një album.
Bobby Hackney i bandës “Death” kujton: Morëm aq shumë përgjigje negative në vitet 70-të, nuk kishim asnjë shans veçse të rrinim në shtëpi, në garazh tonë duke shkruar muzikë dhe duke e interpretuar atë. Me Davidin, kemi shkruar shumë këngë, albume të tëra. Kemi kaq shumë këngë që unë nuk mendoj se ndonjëherë do të shohin dritën e diellit. Do të jenë vetëm një kujtim i bukur, për sa kohë zgjati kjo aventurë. "
Më pas banda e përbërë nga vëllezërit David Bobby (Dejvid Bobi) dhe Dannis Hackney (Danis Haknei) arritën të publikojnë albumin “Death”, që është konsideruar vepra e parë punk e një bande zezakësh.
"Të gjithë miqtë tanë talleshin me ne duke thënë se bënim zink me bandat e të bardhëve”, shprehet Danis.
Ndërsa Bobby është i bindur se ata përpiqeshin gjithmonë që t’i bindnin të interpretonin muzikën e komunitetit të zi të cilën natyrisht ata e kishin dashur, si: James Brown, Motown, por ata kishim vendosur që të bënim edhe rock and roll.
David (Dejvid) i cili ishte zëri, por edhe kitaristi i tyre, vdiq shpejt por Dannis dhe Bobby kanë formuar një grup të ri tashmë për të bërë muzikë tjetër, duke nisur nga disa tinguj origjinale të shkruara në fillimet e viteve '70.
Vetëm tani kanë marrë një vlerësim të vonuar. Një dokumentar të titulluar
"Një Bandë që quhet vdekje.", i cili i tregon botës historinë e tyre të vërtetë.
(d.b/News24/BalkanWeb)