Çeçeni, 4 të vrarë nga përleshjet
Zyrtarë në Moskë kanë bërë të ditur se dy ushtarë dhe dy policë rusë, u vranë gjatë një përleshje me kryengritësit në Çeçeni. Agjencitë ruse të lajmeve njoftuan se në këtë përleshje ishin përfshirë rreth 15 kryengritës në zonën Shalinski, të Çeçenisë.
Në muajin prill Moska kishte hequr regjimin e sigurisë së lartë në Çeçeni pasi kishte vërejtur shenja stabiliteti të situatës me udhëheqjen e presidentit Ramazan Kadirov, i cili mbështetet nga Kremlini, porse duket se situata është përkeqësuar sërish.