Al Kaeda, video e re e Al Zawahirit

Numri dy i rrjetit terrorist të Al-Kaedas u bëri thirrje sot pakistanezëve t'i bashkohen xhihadit kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës që, sipas tij, po pushtojnë vendin aziatik. "Është detyrë e çdo myslimani në Pakistan që t'u bashkohet muxhahedinëve", bëri thirrje Ayman al-Zawahri përmes një mesazhi të postuar në një nga faqet islamike të internetit.
"Dijetarët e Islamit, njëzëri kanë pranuar që nëse ushtria e pafe hyn në një vend mysliman, atëherë është detyrë e çdo banori, edhe e fqinjëve kur është e nevojshme, të mobilizohen për xhihad", deklaroi ai.
"Amerikanët po pushtojnë sot Afganistanin dhe Pakistanin, dhe është detyrë e çdo pakistanezi të ngrihet për të luftuar kundër tyre", vijon mesazhi i numrit dy të Al-Kaedës.