E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksikë/ Bandat e drogës ekzekutojnë 12 policë

Këshilli Kombëtar i Sigurisë në Meksikë konfirmoi torturimin, ekzekutimin dhe hedhjen në një autostradë të izoluar në perëndim të 12 trupave që i përkisnin policisë federale. Një mesazh kërcënues me shumë mundësi i shkruar nga bandat e drogës u gjend pranë trupave të lidhur dhe të rrahur të 11 burrave dhe një gruaje të grumbulluar e të përfunduar në anë të rrugës thanë policët në vendngjarje.
Pyetjet u ngritën gjatë gjithë ditës në lidhje me identitetin e viktimave, porn ë fund të ditës Këshilli Kombëtar i Sigurisë vërtetoi se viktimat ishin oficerë të policisë federale dhe shtuan se ishte kryer një arrestim. " Më 13 korrik, policia federale arrestoi Francisco Javier Frias Lara, i njohur si "El Chivo" në komunën Petatlan të shtetit Guerrero me akuzën për përfshirjen në vrasjen e policëve federalë në shtetin Michoacán"-tha Sekretari teknik i Këshillit Kombëtar të Sigurimit, Monte Alejandro Rubido.
Policia gjeti 4 trupa në të njëjtin vend një javë më parë, gjithahstu të ekzekutuar dhe të shoqëruar nga një mesazh i trafikanteve narkotikë.
Zyrtarët thanë se karteli I Gjirit, i njohur si "Zetas", famëkeq për brutalitetin e tyre ëhstë duke luftuar një grup kontrabandistësh nga shteti perëndimor i Michoacan, i quajtur " La Familia", për kontrollin e brendshëm të territorit. " Në orët e kaluara, 12 pjesëtarë të policisë federale, të cilët ishin duke zhvilluar hetime në Arteaga, Michoacan, u sulmuan kur ata ishin jashtë shërbimit nga një grup i armatosur dulke përfshirë "Frias Lara", i icli ishte nënë urdhrat e Servando Gomez i njohur si " La Tuta"-tha Rubido.
Zyrtarët meksiakë arrestuan një nga krerët e lartë të : La Familia" fundjavën e kaluar, duke shkaktuar një seri sulmesh hakmarrëse kundër forcave të sigurisë në shtetin Michoacan, Guerrero dhe Guanajuato, tha Prokurori i Përgjithshëm Eduardo Medina Mora gjatë një konference për shtyp.
Ndërkohë, e hëna ishte gjithashtu e dhunshme në portin turistik të Veracruz në Bregun e Gjirit. Kaosi shpërtheu kur një grup i paidentifikuar, që sipas policisë supozohen të jenë trafikantë droge, u përleshën me oficerët e policies federale në qendër të Veracruz.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›